TIRANË- Dy zjarre, njëri prej të cilëve ka rezultuar i qëllimshëm kanë rënë paraditen e sotme në dy zona të ndryshme në kryeqytet.
Zjarri i parë ka përfshirë një banesë në Zall Herr, ku dyshohet se i është vënë qëllimisht nga një prej banorëve të saj pas një konflikti familjar.
Nga zjarri në Zall Herr mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe se nga zjarri është djegur vetëm njëra dhomë, falë ndërhyrjes së shpejtë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, pasi disa shkurre ishin përfshirë nga flakët.

(Në foto: Zjarri i shkaktuar në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës)
Është dashur ndërhyrja e një mjeti zjarrfikës për shuarjen e shpejtë të zjarrit duke parandaluar edhe përhapjen e tij.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com