20 ditë vaksinim në 'Air Albania', deri tani mbi 660 personel shëndetësor i vaksinuar! Sot radha për punonjësit e urgjencës së pediatrisë

Vaksinimi në stadiumin 'Air Albania vijon'. Deri më tani kanë marrë dozën e parë të Pfizer mbi 660 mjekë, infermierë, laborantë dhe epidemiologë të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit për pacientët me COVID19.

Sot në ditën e 20 të vaksinimit anti-COVID puna ka vijuar me stafin e shërbimit të urgjencës pediatrike. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen, sipas planifikimit të hartuar nga ekspertë.

Vaksinimi në Shqipëri nisi zyrtarisht më 11 janar në Shqipëri me vaksina të Pfizer të dhuruara nga një shtet mik, për të cilin Rama zgjodhi që të mos e zbulonte. Ndërkohë, vendi ynë është në pritje të 500 mijë dozave të vaksinës të siguruara nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja