Hiqen 20 patenta gjobiten 230 qytetarë! Në hetim furra e bukës që shërbente kafe (VIDEO)

Në 24 orët e fundit 20 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me heqjen e patentave dhe sekuestrimin e makinave si pasojë e masave të veçanta të veçanta të aktit normativ gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19".

Ndërkohë 230 shtetas në të gjithë Shqipërinë, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë.

Sakaq në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Bëhet me dije gjithashtu se në 24 orët e fundit në Tiranë një person është proçeduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në kundërshtim me aktin normativ, i ka shërbyer kafe qytetarëve në dyqanin e tij “Furrë Buke Pastiçeri” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mosushtrimin e këtij aktiviteti.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë