POGRADEC-Pronari i një lokali në qytetin liqenor është gjobitur një milion lekë dhe është mbyllur, pasi për të disatën herë nuk i është bindur urdhrit për të mbyllur aktivitetin.
Pas disa paralajmërimeve, sot inspektorët e kanë konstatuar sërish hapur lokalin duke e gjobitur një milion lekë, ndërsa në bazë të Aktit Normativ mbyllet për gjashtë muaj.
Ndërkohë që ndëshkimit nuk i kanë shpëtuar as klientët që ishin në lokal. Gazetarja e Report Tv Gladiola Hoxha raporton se 10 qytetarët që ishin brenda në lokal janë gjobitur 10 mijë lekë secili.
-
Kam pershtypjen se ky pogradecari eshte gjobitur dhe me pare ,por ose nuk ka pranuar te paguaj gjobat,ose nuk ia kane kerkuar,ose e ka << rregulluar>> qe te mos I paguaj ,qe arriti puna deri ketu.
Përgjigju












Komente
Komento