20 mijë euro detyrim, kompania
padit 35 ish-drejtues tatimesh

20 mijë euro detyrim, kompania<br />padit 35 ish-drejtues tatimesh
TIRANE - Janë 35 ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që do të përballen me gjyq civil, të ngritur pas padisë së kompanisë AMC për mospagesë të faturave të telefonisë celulare nga administrata që kanë drejtuar. Një njoftim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor të Tiranës bën të ditur se janë rreth 20 mijë euro detyrimet e grumbulluara në fatura të papaguara telefonike nga ana e drejtuesve të Tatimeve, pas refuzimit për pagesën e të cilëve, kompania e shërbimeve celulare është detyruar t’i drejtohet organeve gjyqësore për nxjerrje të urdhërit të ekzekutimit.

Sipas tekstit të padisë civile, AMC ka kërkuar detyrimin e të paditurve që të paguajnë shumën prej 2.383.441 lekësh, si detyrim i papaguar nga shërbimi telefonik celular, që u është ofruar në përputhje me kontratën përkatëse midis tatimeve dhe kompanisë në fjalë.

Situata është tejet absurde, po të mendosh se administrata tatimore i shërben shtetit për të vjelë detyrimet e kompanive private ndaj arkës së tij, por, ndërkohë, vetë drejtuesit më të lartë të Tatimeve “harrojnë” të shlyejnë detyrimet për shërbimet e kryera nga ana e subjekteve private.

Ndër emrat e personave të paditur, janë ish-drejtorët e përgjithshëm Arben Sefgjini, Alfred Prifti, Gerta Picari, etj. Zyrtarë të tjerë janë Petrit Bushi, Sabri Spahiu, Besnik Çobaj, Skënder Uku, Edvin Ceribashi, Reita Furxhi, Osman Stafa, Behar Xhoxha, Mensur Hoxha, Mentor Zeqo, Igli Deliallisi, Pjerin Deda, Parid Borova, Dritan Pëllumbi, Faslli Hoxha, Përparim Saraçi, Kujtim Lamaj, Gëzim Lossa, Avdi Fezga, Avni Cara, Kujtim Metalia, Arjan Malaj, Ilirjan Kasimati, Brunilda Melonashi, Altin Ndoka, Luan Xhani, Haxhi Merxhushi, Besnik Xhidra, Kujtim Xhakoni, Arben Kulashi dhe Artur Bici.

Shkrimi u publikua sot (18.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç