Më pak se 20 minuta ushtrime të lehta ditore nga ecja e deri në joga, mund të parandalojnë plakjen mendore në moshë të vjetër, sipas hulumtimeve të reja.
Për të mbrojtur të menduarit, stërvitja duhet të jetë mbi afat të gjatë, të paktën 52 orë gjatë një periudhe prej rreth gjashtë muaj ose dy orë në javë. Megjithatë, kjo sasi relativisht e vogël e aktivitetit fizik nxit të menduarit, pavarësisht se çfarë është, thonë shkencëtarët.
Një studim i Universitetit të Miamit prej më shumë se 11,000 pjesëmarrësve zbuloi se një rutinë ushtrimi e butë i ndihmonte njerëzit të qëndronin të mprehtë dhe të kryenin detyrat mendore më shpejt dhe në mënyrë efektive.