Deputetët e Partisë Demokratike dhe mbështetës të tjerë janë përplasur me efektivët në Komisariatin numër 1 në Tiranë. Mësohet se aty janë të shoqëruar 6 protestues pas protestës së PD para Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Ata kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar dhe takim me kreun e komisariatit. Deputetët e PD, mes tyre Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Bardh Spahia, Bledi Himçi, Zija Ismaili, Besart Xhaferri arritën të thyejnë koordonin e policisë dhe u futën në ambientet e brendshme ku pati edhe përplasje fizike mes tyre. Deputetët kërkonin të futeshin në dhomat e shoqërimit, por nuk janë lejuar.
Ndërkohë përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë mbërritur në Komisariatin numër 1 në Tiranë, pas përplasjes që ka ndodhur aty, për të parë nga afër situatën dhe për të dëgjuar pretendimet e palëve.
Po ashtu, ka pasur grupe hetimi nga institucioni i Avokatit të Popullit në të gjitha Komisariatet ku ka pasur persona të ndaluar gjatë protestës së opozitës.
Lajmi kryesor:
PD 3 orë protestë, breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë, militantët përplasje e gurë drejt policëve te Kuvendi! 11 efektivë të lënduar! PAMJE me dron











