
Drejtuesi i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar protestën e organizuar mbrëmjen e sotme nga Partia Demokratike.
Lapaj ka postuar disa foto nga protesta e sotme nga uji dhe gazi lotsjellës masiv që u hodh në drejtim të protestuesëve. Njëra prej fotove është ajo që po qarkullon në rrjet, ku thuhet se gazi lot sjellës është i skafuar prej 2 vitesh.
Adriatik Lapaj shkruan se kushdo që vjedh, apo dhunon popullin e vet duhet të hapë krahun. Postimin e tij, Lapaj e mbyll duke njoftuar protestën e tij më datë 31 janar në orën 18:00, po përpara kryeministrisë.
"Narko-regjimi që na vjedh, është kërcënim për atdheun tashmë! Ata duhen ndalur! Disproporcionaliteti i dhunës së tyre ndaj njerëzve çdo ditë e më shumë po del në pah. Nuk mund të mbrohet vjedhja me gaz e arrestime.
Ata që na vjedhin me çdo kusht duhet të hapin krahun! Edhe hajdut, edhe të dhunojnë kjo nuk mund të tolerohet më! Në 31 Janar, ora 18.00 masivisht në shesh! Protestat duhet mos të ndalen më!”, shkruan Adriatik Lapaj.

Lajmi kryesor:
PD 3 orë protestë, breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë, militantët përplasje e gurë drejt policëve te Kuvendi! 11 efektivë të lënduar! PAMJE me dron











