
Ngritjen e 20 qendrave të reja të pritjes për emigrantët e paligjshëm që përdorin tranzit, PD e cilëson si një projekt anti-ligjor dhe të ngjashëm me marrëveshjen e Italisë.
"Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh, ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit. Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi të tjera që vijnë nga traumat e tyre. Ky plan anti-kombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona. Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri edhe me ‘rastin Meloni’, siç bënin qelizat komuniste dje dhe ato patronazhiste sot, duke vënë në dispozicion territore dhe ndërtesa publike",- tha Kaso.
Lajmi kryesor:
Shqipëria vend tranzit për kalimin e emigrantëve të paligjshëm, do ngrihen 20 qendra pritje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë









