TIRANE- Pas krijimit të PD-së dhe themelimit të sindikatës së pavarur, u bë thirrje që populli i Tiranës t’i bashkangjitej në 20 shkurt grevës së urisë së studentëve, sepse nëse do të mbetej aty, ajo grevë do të mbyllej. Kështu që në 20 shkurt në mëngjes erdhi gjithë populli i Tiranës në Qytetin Studenti, duke iu përgjigjur thirrjes që bëri sindikata. Gjithçka ishte spontane. Skenari i vetëm ishte që ne do të qëndronim pranë studentëve, te qyteti studenti.
Në njërën nga godinat e studentëve në kat të katërt u instalua një qendër zëri qe erdhi nga kombinati i Autotraktorëve prej sindikalistëve dhe aty fliste gjithkush, pa doganë. Kur kam dalë te ballkoni për të parë njerëzit kam parë një skenë ku njerëzit vërshonin si një lumë i tërbuar dhe të gjithë drejtoheshin nga qyteti Studenti drejt rrugës së Elbasanit. Shkuam andej dhe u futëm te rruga e Liceut. Për herë të parë aty nxorra një flamur kombëtar pa yll, që e mora nga shtëpia.
Kur ne arritëm te godina e RTVSH-së dolën disa makina që nuk i kishim parë ndonjëherë, ndërsa zjarrfikëset kishin ujë me ngjyrë, ndoshta për të na dalluar më pas. Na hodhën edhe gaz lotsjellës. Kështu u larguam nga INIMA për të dalë në bulevard dhe kaluam te Skënderbeu, ku ishin makinat e blinduara. Kemi dalë në krah të Bankës së Shqipërisë ku tentuam disa herë për të çarë kordonin e policisë. Në një moment kemi qenë rreth 30 vetë që arritëm të hipim në piedestalin e shtatores së Enver Hoxhës. Aty duke shprehur urrejtje ne i gjuanim asaj me grushta.
Po në atë moment kam hapur edhe flamurin pa yll dhe policët u irrituan shumë. Njerëzit gjuanin me gurë policët dhe ata gjuajtën me armë. Aty jam plagosur dhe kam rënë nga krahu i Muzeut Historik. Plumbi më mori në kokë . Këtu e kam akoma një cifël të plumbit. Aty kujtuan se kam vdekur. Më vonë pashë nga filmimet se si njerëzit më kishin marrë në krahë. Më kanë marrë për të vdekur dhe më pas turma ka shpërthyer ndërsa paniku ka qenë nga të dyja krahët, duke më çuar në spital dhe atje më mori për kurim neurokirurgu Arjan Xhumari.
Ai më shpëtoi. Pasi ndenja nja dy orë në spital, kur u përmenda dëgjova infermieren që kërkonte identitetet e mia dhe Arjani po ia jepte. E ndjeva që duhej të ikja. U çova, por rashë prapë. Pasi më bënë disa gjilpëra u çova. Infermieres i thashë se do të shkoja në banjo. Dola nga spitali 2, te dera dhe aty pashë një çun me motor të vogël. I thashë të më çonte në qendër. Ai më dha lajmin se: “ka ra Enver Hoxha”. Kur? -e pyeta. -Ka nja një orë-më përgjigj. Kjo ishte gjithë ajo ditë.
Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com