'20 Shkurti, gur kilometrik i rëndësishëm për demokracinë', Basha: Drejtësia ndaj krimeve të komunizmit jetike për një Shqipëri si Europa
Protesta e 20 shkurtit 1991 në qendër të Tiranës, kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës
Lulzim Basha, ka kujtuar 20 Shkurtin si një nga momentet kyçe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt demokracisë. Në një postim në facebook, Basha e cilëson kryengritjen popullore të asaj dite si një akt fisnikërie që rrëzoi simbolin e fundit komunist në Europë.
Basha më tej shpreh rëndësinë e reflektimit mbi gabimet e së shkuarës, duke nënvizuar se mungesa e drejtësisë për krimet e komunizmit dhe rehabilitimi i persekutorëve mbeten plagë të hapura për demokracinë shqiptare. Ai bën thirrje për transparencë, drejtësi dhe ndarje përfundimtare nga e kaluara, në mënyrë që Shqipëria të ecë drejt së ardhmes europiane.
Postimi i plotë i Bashës:
20 Shkurti është një nga gurët kilometrikë më të rëndësishëm të rrugëtimit tonë për demokraci.
Një kryengritje që fisnikëron popullin që ka paguar për shkak të regjimit gjakatar çmimin më të lartë për liri në Europë.
Sot kujtojmë me respekt të gjithë ata që u ngritën, u bashkuan dhe shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar shtatoren e diktatorit.
Nderimi i guximit qytetar sjell dhe një reflektim të domosdoshëm për të mësuar nga gabimet e orëve të para të lirisë, që e kanë përndjekur demokracinë tonë përgjatë gjithë tranzicionit.
Me drejtësi të pakryer ndaj krimeve të komunizmit, persekutorë të rehabilituar dhe të persekutuar të harruar, janë thirrje për ndërgjegjen e secilit prej nesh për të pranuar se kurrë nuk është vonë për drejtësi, transparencë dhe ndarje nga e kaluara, për të jetësuar thirrjen që jehon prej më shumë se tre dekada, të Shqipërisë si gjithë Europa
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
11.8%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha takim me emigrantët në Athinë: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK! Në 12 vite u larguan 1 milionë shqiptarë
23 Mars, 21:31
-
REPLIKAT/ Rama: O Lul nga po më thërret sot, nuk ke më as fyell, ta mori bufi! Basha: Fyelli është i yti, në çdo vrimë del nga një hajdut (VIDEO)
23 Mars, 20:10
-
Namir Lapardhaja: Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
23 Mars, 18:36
-
Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Trami, trami, po inceneratori boni namin (VIDEO)
23 Mars, 13:48
-
Rama ironizon Bashën: Ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, nuk e çoi dot deri në Durrës se e zuri gjumi (VIDEO)
23 Mars, 10:56
-
Mero Baze: Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?
23 Mars, 07:15
-
Ylli Pata: Dueli repist Rama-Basha, pse po e vijojnë të dy me kaq qejf?
22 Mars, 21:26
-
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)
22 Mars, 19:50
-
‘Ose ky është bufi i bufave, ose kreu i tavolinës ku vidhen shqiptarët!’ Basha ironizon Ramën dhe prezanton kandidatët në Durrës: Janë të pakorruptuar, SPAK po bën performancë
22 Mars, 19:32
-
VIDEO/ Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta
22 Mars, 17:28
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
VIDEO/ Rama i përgjigjet Berishës për ‘disset’ me Bashën: Nuk e arrini dot rezultatin e Lulit! Më 30 mars shkon sërish në Athinë për të takuar shqiptarët
22 Mars, 10:09