Sonte Shqipëria luan më shumë se 1300 kilometër larg nga shtëpia e saj, në Moldavi me një vend të cilin pak e njohim dhe na njeh. Por dikur, 15 vite më parë, më 7 qershor të 1995 Shqipëria mori fitoren e parë në historinë e saj në transfertë për kualifikuese, dhe këtë e bëri në kryeqytetin Chisinau përballë Moldavisë në një ndeshje të vlefshme për EURO 1996.
Shqipëria e kishte mundur në ndeshjen e parë Moldavinë në Tiranë me rezultatin 3-0 dhe pse kuqezinjtë ishin mposhtur nga çdo skuadër rivale në grup. Ndeshja filloi mirë për Shqipërinë, pasi Sokol Kushta shënoi në minutën e 8' me Sokol Kushtën. Por festa zgjati vetëm dy minuta pasi Curteian barazoi dhe pas pesë minutash Clescenco kaloi të tijët në avantazh. U duk se historia do të ripërsëritej siç kishte ndodhur për vite me radhë, ku Shqipëria udhëtonte në transfertë më shumë për turizëm sesa për rezultate. Gjirokastriti Arjan Bellaj barazoi shpejt në minutën e 25' ndërsa në pjesën e dytë do ishte gjigandi shkodran i mbrojtjes, Rudi Vata i cili i dha fitoren e parë në transfertë Shqipërisë në një ndeshje të vlefshme për kualifikuese Europiani apo Botërori.
Shqipëria i mbylli atë vit kualifikueset në vendin e fundit bashkë me Uellsin, ndërsa moldavët një pikë më lart. Por ai qershor mbeti në histori. Sot pas 15 vitesh, Shqipëria pretendon vendin e tretë kurse moldavët vijnë nga një humbje me Andorrën. Në Elbasan i mposhtëm 2-0 ndërsa fitorja sot nuk është në Chisinau nuk është më surprizë.