20 vite nga 1997, piramidat, hapja
e depove, roli i Berishës dhe Nano

20 vite nga 1997, piramidat, hapja<br />e depove, roli i Berishës dhe Nano
Nesër është data 2 mars. 20 vite më parë shpallej gjendja e jashtëzakonshme e shtetrrethimi nga Berisha, ndërsa sot PD proteston para Kryeministrisë.
 
Më 2 mars 1997 Kuvendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të cilin përfshihej edhe ndalim qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes.
 
Protestat për rënien e skemave piramidale sollën rënien e shtetit shqiptar, ndërsa nga burgjet dolën mbi 5 mijë të dënuar.
 
Mes atyre që dolën nga burgjet ishte edhe Fatos Nano. Fatos Nano u arrestua në 30 korrik 1993 në Tiranë dhe u lirua më 13 mars 1997, pas revoltave të armatosura në jug të vendit.

Nga hapja e depove të ushtrisë u morën mbi 650.000 armë luftarake, që sollën më pas edhe shumë viktima.
  
Po në 2 mars 1997 Kuvendi miratoi ligjin për bashkimin e shërbimit Sekret me ministrinë e Brendshme.Kryetari i SHIK Bashkim Gazidede u emërua kryetar i operacionit për normalizimin e situatës.
 
Më 3 mars kuvendi zgjodhi Sali Berishën për një mandat të dytë si President i Republikës.
 
Më 3 mars persona të panjohur pasi spërkatën muret me benzinë i vunë flakën dhe dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.
 
Më 13 mars u miratua dhe u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër përfaqësuesin e PS Bashkim Fino.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë