20 vite pasi ishin abuzuar seksualisht nga një mjek, tre motrat britanike hakmerren për ta çuar përpara drejtësisë 44-vjeçarin.
James Lawton quhet abuzuesi i cili është zbuluar nga 3 vjazat britanike nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.
Tabloidit britanik “Dail Mail” raporton se për 10 vite me radhë motrat i kanë mbajtur sekret njëra-tjetrës atë cfarë u kishte ndodhur por kur gjithçka është zbuluar ato janë bërë së bashku për t’u hakmarrë.
“Me ziente gjaku kur e gjeta. Nuk e dija nëse kishte fëmijë të tjerë dhe me çmendte ideja se ai mund të bënte me vajzat e tjera të njëjtat gjëra që na bëri ne. Ai na shkatërroi jetën, na mohoi fëmijërinë”- u shpreh njëra prej vajzave.
Tre motrat nëpërmjet “Facebookut” kanë gjetur burrin i cili jetonte në në Botsëana të Afrikës ku kishte krijuar një jetë të re i pa shqetësuar as nga policia as nga drejtësia.
“Përdora një emër fals dhe arrita të hyja në bisedë me të, por mesa duket e kuptoi se kush isha, sepse pak kohë më vonë mora një mesazh nga një person që thoshte se ishte doktori i tij dhe donte të më vinte në dijeni se James kishte vdekur”, thotë vajza më e vogël, e cila tashmë është 24-vjeç.
Pas zbulimit të 44-vjecarit vajzat iu drejtuan policisë, ku dhanë informacionin për vendndodhjen e pedofilit. Policia i mbajti nën mbikëqyrje lëvizjet e tij dhe organizoi një aksion për arrestimin e tij.
James Lawton është dënuar nga Gjykata e Londrës me 12 vjet burg për abuzimet ndaj tri motrave nga viti 1993 deri në vitin 1999.

Abuzimet kanë filluar pasi nëna e vajzave kishte nisur një marrëdhënie me James-in, të cilin e njohu në pabin ku punonte.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com