Grupi H i Uefa Champions League zhvilloi sot në 18:45 sfidën mes Maccabi Haifa dhe Juventus. Izraelitët fituan 2-0 në shtëpi, duke zhytur bardhezinjtë në krizë totale. Me katër ndeshje të luajtura, dy skuadrat ndajnë vendet tre dhe katër në grup, me tri pikë.
Me këtë fitore, Maccabi rregullon bilancet në Champions. Qysh prej 2002 izraelitët nuk fitonin një ndeshje në shtëpi në këtë kompeticion. Do duhej të vinte sfida e sotme me Juventus që djemtë e Bakhar të rregullonin bilancet në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Sesa në krizë është Juventus e tregon edhe bilanci me izraelitët, teksa Zonja do duhet të bëjë një mrekulli kundër PSG dhe Benfica për të kaluar më tej.
Komente






