Një vajzë 20-vjecare është arrestuar pasi gënjeu se e kishin përdhunuar dy ushtarë përkatësisht 23 dhe 24 vjec. Nicole Richess fjeti me të dy djemtë në gjendje të dehur, me dëshirë dhe vetëdije të plotë, por iu desh ta denonconte rastin në polici si përdhunim, pasi i dashuri i saj Alex Ganter e kishte marrë vesh për tradhëtinë nga ana e saj.

Richess e zuri paniku dhe dëshmoi në polici, sepse i vinte turp t’ia pranonte të dashurit të saj prej tre vitesh se e kishte tradhtuar. Mësohet se i dashuri i 20-vjecares ishte i dhunshëm dhe posesiv, për këtë arsye partnerja e tij hezitoi të tregonte të vërtetën. Momentalisht Nicole është 7 muajshe e gjysmë shtatzënë me partnerin e saj. 

Hetuesit e ngjarjes, pasi mblodhën provat e nevojshme, dënuan vajzën me 2 vite e gjysmë burg, për mashtrim të rrethit gjyqësor. 
nicole
nicole
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)