20 vjet Geraldina Sposa, kompania
vjen një treg me një 'brand' të sajin

20 vjet Geraldina Sposa, kompania<br />vjen një treg me një 'brand' të sajin
Në 20 vjetorin e krijimit, agjencia Geraldina Sposa mblodhi bashkë në ambientet e Pallatit të Brigadave, personalitete nga fusha e politikës, showbizit, biznesit, diplomacisë dhe medias. 

Koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë erdhi në pasarelë nga modele, por jo vetëm …fustanet e Geraldinës u prezantuan edhe nga personazhe të njohura të botës së spektaklit, si Jonida Maliqi, Aurela Gace, Enada Hoxha, Ornela Bregu etj. 

Risi e këtij viti ishte krijimi i një koleksioni unik nga Geraldina Sposa, tërësisht origjinal, një bashkëpunim i suksesshëm me stilistë italianë. 

Në eventin e organizuar ishte e pranishme bashkëshortja e Kryeministrit Rama, znj. Linda Rama, deputetet e PD-së Majlinda Bregu dhe Jorida Tabaku e shumë zyrtarë të tjerë shqiptarë e të huaj.
 
Pas sfilatës të ftuarit iu bashkuan koktejlit të organizuar për këtë event në Pallatin e Brigadave.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera