20-vjetori i PBDNJ, Rama: Ne
në anën e duhur të historisë

20-vjetori i PBDNJ, Rama: Ne <br />në anën e duhur të historisë
TIRANE – Mes parimeve dhe pazareve politike, Vangjel Dule ka zgjedhur gjithmonë parimet. Me këto fjalë kryesocialisti Edi Rama ka përshëndetur sot liderin PBDNJ me rastin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj partie. “Dule mes parimeve dhe pazareve ka anuar gjithmonë nga parimet, mes interesave të pushteti dhe hijenave të saj, ka mbajtur anën e njerëzve. Mbrojti PBDNJ nga përçarjet që e kërcënonin”, tha Rama.

“Kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dule – vazhdoi më tej Rama - dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses i shpreh respekt të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke vënë një gur themeli personal në politikë. Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjet për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie në ditë të mira apo të vështira dhe asnjëherë nuk ka rendur të marrë për vete një karrige qeverie”.

“Duhet të jetë diçka e madhe që një kryetar i juaj nuk është ulur asnjëhere në karrige ministri – tha Rama duke iu drejtuar simpatizantëve të PBDNJ - Dhe në opozitë dhe pozitë, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe dinjitoz”.

Lideri socialist më pas theksoi se bashkëpunimin në koalicion mes PS me PBDNJ. Sipas tij, opozita mbetet e fortë sepse renditet në anën e duhur të historisë. “Bashkëpunimi jonë nuk është trazuar asnjëherë siç është karakteristikë e politikës shqiptare ku bëhen pazare, siç kanë rënë ca ish-miq tanët, po më mirë pa ta se do ishim në hall me ta”, tha Rama.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata