TIRANË – Në prag të 20 vjetori të fitores së PD në zgjedhjet e para pluraliste, kryeministri Berisha mblodhi drejtues të degëvë në rrethe dhe deputetë, ku deklaroi organizimin e festës më të madhe që prej vitit 1992.
“Fakti që 20 vjetori na gjen në pushtet, është nderim e besim i madh por edhe detyrim e përgjegjësi. 22 marsi është ditë pushimi, por jeni thirrur këto që të angazhohemi që të organizojmë festën më të bukur që prej vitit 1992. Festa e asaj dite për ata burra e gra që firmosën 20 vjet më parë, pranverën e parë të demokracisë në historinë e shqiptarëve”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit, asnjë komb nuk ka bërë aq sa kanë realizuar shqiptarët, dëshmi e energjive që ata kanë si njerëz të lirë.


TAKIMI FESTIV, NDRYSHON TRADITA
Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim, këtë vit mitingu festiv për fitoren e demokracisë do të organizohet paradite. PD ka hequr kështu dorë nga festat e pasdites. Kryeministri Berisha tha se më 22 mars festa do të organizohet në orën 12.0o, pasi favorizohet edhe pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve, të cilët ata ditë janë pushim
Flamur Noka: Po për fishekzjarret, si do bëjmë?
Berisha: S’ka asnjë problem Flamur. Do kemi festë gjithë ditën. Do t’i hedhim në darkë.

ANTARËSIMET E REJA
PD do të nisë më 22 mars fushatën e anëtarësimeve të reja. Kryetari Berisha tha se kjo fushatë do të vazhdojë deri në një muaj përpara zgjedhjeve të qershorit 2013.  “Do të synojmë të bashkohen me ne, energjitë më të mira të komunitetit dhe shoqërisë. Të trokasim në çdo zemër të qytetarëve dhe tu ofrojmë ftesën tonë dhe dëshirën tonë, për të patur vlerësimin tonë për energjinë dhe kontributin e tyre. Do të jusitikojmë besimin, dëshirën vullnetin e të rinjve dhe të rejave dhe qytetarëve të cdo moshe, për tu bashkuar me PD dhe të ecim të sigurtë drejt një fitore të shkëlqyer.
Qeshorin 2013 do përsëris 22 marsin e vitit 1992”, tha Berisha.



(aq/am/shqiptarja.com)