'Hapni kufijtë', 200 000 emigrantë në Ballkan tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian

'Hapni kufijtë', 200 000 emigrantë në Ballkan tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian

Rreth 200 emigrantë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët u vendosën të enjten në kufi mes Hungarisë dhe Serbisë dhe që kërkuan të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian, u morën dhe u vendosën në qendra të ndryshme pritëse në Serbi.

Fillimisht, mes të ftohtit dhe erës, ata qëndruan para gardhit të vendkalimit kufitar në Kelebija, duke bllokuar trafikun.

Televizioni shtetëror serb njoftoi se grupi i emigrantëve u transferua në qendrat e pritjes në Subotica, Sombor, Bosilegrad, Preshevë dhe vetëm paskësaj kufiri u rihap përsëri.

Disa mijëra emigrantë që ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre, kanë ‘ngecur’ në Ballkan, duke pritur të arrijnë në kombet më të prosperuara europiane.

Mbrëmjen e djeshme, nga frika e aksidenteve të mundshme dhe për të mbajtur nën kontroll situatën, ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin shkoi në Kelebija, ndërsa prania e policisë dhe rojeve kufitare ishte forcuar në territorin hungarez. Megjithatë, asnjë incident nuk u regjistrua në kufi. Hungaria ka ngritur dy barriera me tela me gjemba në kufi.

Shumica e emigrantëve në Serbi - që vlerësohen rreth 6,000 për momentin - kalojnë disa muaj në kampe shtetërore të pritjes dhe vazhdimisht përpiqen të kalojnë kufijtë. Ata shpesh mbështeten te trafikantët e qenieve njerëzore për të kaluar kufirin për të shkuar në Hungari ose në një shtet tjetër anëtar të BE, siç është Kroacia.

Shumica e emigrantëve vijnë nga vende të tilla si Siria, Iraku apo Afganistani, por këto shifra janë larg nga ato të krizës së viteve 2015-2016 kur rreth një milion njerëz mbërritën në Europë.

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin e quajti të turpshme fushatën e dezinformimit të disa grupeve për hapjen e kufirit hungarez, me lajme të rreme dhe video që kanë inkurajuar emigrantët të udhëtojnë në kufi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë