Ministri i Brendshëm në detyrë, njëkohësisht kryetar i PS për Tiranën, Saimir Tahiri, zhvilloi një takim me banorë të Zall Herrit, ku u shpërndanë 200 leje legalizimi për zonën.
 
Në takim ishin të pranishëm dhe deputeti i zonës Xhemal Qefalia si dhe përfaqësues të ALUIZNI-t.
 
Tahiri theksoi se janë kryer 100 mijë legalizime në tre vite e gjysmë, krahasuar me 20 mijë legalizime gjatë 8 viteve të qeverisë së mëparshme.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Tahiri shkroi se sot u mundësuan 200 legalizime, por nesër do të ketë punësim dhe ekonomi më të fortë. 
 
“Sot legalizim, nesër punësim, ekonomi më të fortë, rrugë, shkolla e kopshte #në18mePS”,- shkruan ministri Tahiri në fb. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com