'200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit!' Letrat që mbërritën në burgun e Peqinit! Indrit Shaqja: I refuzova se e kisha shok

Arben Lleshi, i cili vuante dënimin me burg përjetë për vrasjen e  Agim Hoxhën 11 vite më parë në Angli ishte 'skeduar' për tu vrarë.  Në dosjen e dërguar nga prokuroria e Elbasanit në gjykatë për vlerësim të masës së sigurisë, siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi është interesante dhe dëshmia e Indrit Shaqes, i dënuari me burg përjetë që ishte në qeli me Arben Lleshin kur ndodhi vrasja.

Ndër të tjera ai tregon se gjatë qëndrimit në burg kishte marrë oferta prej 200 mijë euro për të helmuar Arben Lleshin. Në letrat që i kanë ardhur tek sporteli i derës së dhomës shkruhej se do ia siguronin ata helmin që të kryente vdekjen e Arben Lleshit nëse do të ishte dakord

“Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qënë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort në të dyja rastet i janë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër.

Për këtë letër Shaqja ka njoftuar dhe Arben Lleshin e thotë se e dinte i gjithë burgu. Madje dhe një anonim i kishte dërguar letër Lleshit se për kokën e tij po paguheshin 200 mijë euro.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuste fenë ky i dënuar. Në Peqin ka qënë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro”

Më 15 dhjetor 2023, nga plumbat e Sokol Mjacajt me të cilat u ekzekutua Arben Lleshi mbeti i plagosur dhe Indrit Shaqja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Larje hesapesh në burgun e Peqinit! Kush është shkodrani për 'kokën' e të cilit u ofruan 200 mijë euro! Ja dëshmia

1703021810_c3305f0a5b164bf099808fbcb4b07e02.jpg

Krimi në Shqipëri duket se po thyen të gjitha barrierat, pasi po porositen vrasje edhe brenda burgjeve. Në dëshminë që Indrit Shaqja ka dhënë për vrasjen e Arben Lleshit ka treguar se i kanë  ofruar 200 mijë euro për “kokën” e Lleshit. Ai tregoi se i kishin kërkuar ta helmonte por kishte refuzuar pasi e kishte shok.

Por gjatë dëshmisë së tij ai tregon se një person anonim i kishte dërguar letër Arben Lleshit të cilin e informonte se ishin ofruar 200 mijë euro për ta elimunuar atë por dhe një të burgosur tjetër. Bëhet fjalë për Xheladin Krujën.

“Një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”, dëshmon Indrit Shaqja thuhet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit.

Edhe vrasja e Arben Lleshit më 15 dhjetor 2023 dyshohet se është bërë me pagesë.

Por kush është Xheladin Kruja?

Ai është dënuar me 16 vite e 8 muaj burg në burgun e sigurisë së lartë pasi u shpall fajtor për vrasjen e dy vëllezërve Eliton dhe Enton Grezda, 20 dhe 18 vjeç në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër. Krimi ndodhi më 3 maj të vitit 2001. Vrasja ndodhi pas një grindjeje mes të rinjve kur edhe Kruja ishte asokohe 22 vjeç. Pas sherrit ai shkoi në shtëpi, mori automatikun dhe qëlloi me breshëri drejt dy vëllezërve. U arrestua dy ditë më vonë.

Ndërsa vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, më 3 qershor 2021 tentoi të vrasë ish- kreun e komunës Rrethina, Kleves Muja. Nga pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së burgut rezultoi se Xheladin Kruja e kishte goditur në qafë shtetasin Kleves Muja me një tub të modifikuar si thikë. Sulmi ndodhi pikërisht në çastin që Muja po kthehej në qeli pas takimit me familjarët.

Ora 13:17
'Mos u afro se do të vras edhe ty!' Si kërcënoi Mjacaj gardianët e burgut të Peqinit! Ja kush e nxorri në dritare Arben Lleshin

1702984354_finalprojekt.00475806.Still101.jpg

Për oficerët gjyqësorë të hetimit Indrit Shaqja ka treguar dhe momentin si ndodhi vrasja e Arben Lleshit.

Fillimisht Sokol Mjacaj i ka thënë një polici të njoftonte Indritin të dilte tek dritarja. Ky i fundit pasi ka dalë I ka thënë të njofton Ben Lleshin të dilte në dritare tek zgara sepse kishte për ti thënë dicka. Më pas vrasja. Tregon se e ka ndjekur nga pas Mjacajn i cili është ndaluar nga policia duke kërcënuar se do e vriste edhe atë.

"Ka qënë duke qëndruar në ambjetet e dhomës duke gatuar.  Polici i kollonës ka therritur dhe i ka thënën Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës se sektorit.

Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca i cili ka thënë se O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë dicka, ku është kthyer dhe ka parë në koridor të sektorit Arben lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë dicka.

Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë.

Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistolet në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajërimit, doli në korridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin.

Kur ka dalë për në ajërim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajërimit hapi derën që të dilte në ajrim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte çpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B"
thuhet në dëshmi.

Në dëshminë e Ilir Ballës me detyrë punonjës i rolit bazë në ambjentet e ajrimit të godinës B ka thënë se Mjacaj e ka kërcënuar se do i vriste atë dhe kolegin që t'i hapte derën e ajrimit dhe më pas u mbyll në dhomën e takimeve ku dhe vijuan negociatat për tu dorëzuar.  

"Rreth orës 13:40 shtetasin Sokol Mjaca e thërrasin nga kati 2 (dyte) i sektorit që të ngjitej lartë, dhe i shoqëruar nga unë shkoi të kollona e sektorit 1 (një) në katin e 2 (dytë) dhe takoi të dënuarin Ilir Çekrezi dhe ky në të njëjtin sektor i cili i tha Sokolit që të ka dal emri për në 41BIS, pasi folën disa sekonda më njëri tjetrin, Sokoli më tha do zbres të mar një kafe te makineta e cila ndodhet në fushën e ajrimit, dhe gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja e cila ndodhet përballë ambjenteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, mënjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar 3 (tre) krisma arme në mos gabohem, dhe për një moment u shtanga sepse nuk e kuptova cfarë ndodhi por vura rë shtetasin Sokol Mjaca me armë në dorë të cilin pasi tentova ta neutralizoj më drejtoi pistoletën në gjoks dukë më thënë “mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, dhe menjëherë u nis te dera e ajrimit e cila të nxjer te guzhina dhe ju drejtua me armë kolegut Indrit Dubali duke i thënë “hap derën se të vrava” i cili e hapi derën dhe nën kërcënimin e armës Sokoli e mori me vete në drejtim të guzhinës, unë mënjëherë kam njoftuar të gjitha njësitë si grupin e gatshëm, oficerin e rojes etj, që i dënuari Sokol Mjaca ka armë në dorë" ka dëshmuar Ilir Balla.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dukagjinas me zemer lepuri: 19/12/2023 16:20

    DUKAGJINASIT HISTORIKISHT JAN TE NJOFTUR PER NJEREZ TE PABESE QE TE GODASIN MBRAPA LRAHEVE DHE SPIUNA E FRIGACAK. ME VJEN KEQ SE KY LA VRAR NJE FEMINE 13 VJECAR DHE NUK ESHT DENU PER AT KRIM.

    Përgjigju
  • Toni: 19/12/2023 13:57

    Sokol Mjaca. Nje barbar nga Dukagjini ! Nje kriminel i lindur. Ai vrai femijen tek Ura e Re per nje varese floriri. Vrai turistet. Ky duhet zhytur ne nje grope me acid, qe as nje qime floku te mbijetoje.

    Përgjigju
    • Montana: 20/12/2023 08:41

      Toni,! duhet ai grup gjygjtarësh të zhduken nga drejtësia për këtë vendim që kanë dhënë për këtë kriminel,

    • Vlora: 19/12/2023 15:51

      @Toni e saktë, fiks e ke thënë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë