200-vjetori i Lindjes së rilindësit
arbëresh Jeronim de Rada

200-vjetori i Lindjes së rilindësit<br />arbëresh Jeronim de Rada
TIRANE- Ministria e Kulturës e ka shpallur si Vitin e De Radës 2014-n me rastin e 200-vjetorit të lindjes së rilindësit të madh arbëresh. Aktivitetet me qëllimin, jo vetëm për ta nderuar këtë figurë të shquar të Rilindjes Kombëtare, por edhe për ta risjellë të plotë imazhin e tij të vërtetë janë zhvilluar pothuajse përgjatë gjithë vitit 2014.

Duke nisur që nga spektaklet tek promovimet e veprave studimore, ekspozitat dhe konferencat shkencore të zhvilluara nga institucionet kulturore në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit, imazhi i Jeronim De Radës i është kthyer Shqipërisë, jo vetëm si poet, por edhe si një figurë e rëndësishme historike.

Aktivitet për 200-vjetorin e lindjes së De Radës kanë kulmuar në muajin nëntor të këtij viti në Panairin e Librit. Ky panair kishte si kryefjalë rilindësin e madh arbëresh. Përveç institucioneve shqiptare, përkujtimit dhe nderimit të kësaj figure të shquar të rilindjes iu bashkua me kontributin e tij edhe Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada italiane. Falë këtyre institucioneve është përkthyer vepra e plotë e De Radës në italisht dhe për studiuesit dhe publikun shqiptar erdhi e botuar kolana e përmbledhjeve të gazetës “Shqiptari i Italisë” me ndikim të madh në mbarë diasporat e arbëreshëve që drejtohej nga De Rada.

Për të përkujtuar kontributin e tij historik dhe kontributin në rrafshin e krijimtarisë kanë ardhur në panairin e librit në Tiranë në nëntor edhe studiuesit më të njohur me origjinë arbëreshe dhe albanologë grekë. Me kontributin edhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, mediumi shkencor i dha për herë të parë një dimension të ri De Radës në letërsinë shqipe, dimensionin e një poeti të madh romantik, duke mos i ngatërruar më si 50 vjet më parë të dyja dimensionet e këtij rilindësi të madh, patriotizmin me letërsinë e shkruar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës