Duke e ndjekur deklarimin e partisë shqiptare në pushtet (BDI) e cila në deklarimin e saj në qeverisjen 100 ditëshe thotë se ka gjithë ato të arritura, më duhet t’ia shtoj edhe një të arritur të saj të padiskutueshme që i faturohet asaj.

Largimi im nga puna do duhej të ishte pjesë e kësaj të arriture e partisë shqiptare në pushtet (BDI). E gjithë kjo për shkak të qëndrimeve të mia publike me gjithë atë që ndodh me shqiptarët në Maqedoni. Gjë që do të vazhdoj t’a bëj edhe në të ardhmen me të njejtin përkushtim, me të njejtën dinamikë dhe gjithnjë duke synuar në ;lirinë e mendimit dhe jo njëmendësinë dhe tendencën për një diktaturë. Pafuqinë e treguar kundrejtë palës maqedonase atë mllef të grumbulluar sdo të ishte mirë ta derdhi te shqiptarët në Maqedoni por te ata (VMRO) me të cilët qeverisni, aty koncentroni fuqitë tuaja, të bëni dicka nëse mundeni.

Po e hedh si parantezë nëse është e arritur që për 100 ditë shqiptarët të shtypen me të gjitha format e mundshme nuk më mbetet asgjë tjetër vetëm t’i përgëzoj qeveritarët shqiptar në Maqedoni për këto të arritura, pasiqë shihet se jeni humbur në shkëlqimin e pushtetit. Poashtu e keni fuqinë e duhur që të bëni presion në të gjitha format e mundshme pasiqë këtë ua mundëson pushteti, bëjeni. Por ndëshkimin e popullit shqiptar do ta merrni nëse jo sot, nesër ju garantoj se do e merrni.

T’ua rikujtoj z.Musa Xhaferi ja çka nuk keni arritur deri më sot si shef i SIMO-s:

1.ligj për ish pjesëtarët e UÇK-së
2.gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare
3.diskriminimi në arsim, shikoni kuotat që u jepen institucioneve arsimore shqiptare
4.diskriminimini në kulturë, përfshirë dhe bibliotekën e Tetovës që vetëm e premtoni nga 2008
5.përfaqësimi joadekuat dhe në numër të kufizuar i shqiptarëve në gjithë administratën e RM-së
6.mos implementimi i marrëveshjes së Ohrit në pikat kyçe të saj te të gjitha anekset
7.paaftësia për bindur palën maqedonase për kompromis që Maqedonia të hyjë në NATO dhe BE
8.të zgjidhni një drejtues shqiptar në shtëpinë muze të nënës Terezë
9.të vendosni tabelën në gjuhën shqipe te Instituti i Trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve “Pjetër Bogdani”
10.të bëhet regjistrimi ku do të dihet numri real i shqiptarëve të Maqedonisë
11. të mbyllni rastet gjyqësore kundër shqiptarëve pas vitit 1990 e deri më sot
12.të kemi një president shqiptar, një kryetar parlamenti, një ministër të brenshsëm , një ministër të jashtëm e 101 poste që as jeni ulur t’i kërkoni
13.të fitojnë shtetësi mijëra qytetarë shqiptar që I plotësojnë kushtet por për arsye të paqena mbetetn pa shtetësi

Ajo që do thoja është se shqiptarët në Maqedoni 2000 ditë janë në vetmi totaled he askush për ta nuk çan kokën posacërisht ata që e fituan pushtetin, ata që e fituan opoziutën. Të braktisur të nëpërmëmbur në rrethinat e “Shkupit 2014” të pangrënë, të papirë, të papërfaqësuar nga ata që I zgjodhën e që na hoidhën tutje si një copë leckë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)