TIRANË- Rastet e shtuara në urgjencën e infektivit në QSUT, kanë vënë në lëvizje bluzat e bardha për të gjetur shkakun dhe mënyrën e përhapjes së virozës.
Brenda një dite, paraqiten rreth 200-230 pacientë në urgjencën e infektivit në QSUT, numër ky i pazakontë për një situatë normale.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije për Report Tv, se për të qartësuar këtë situatë dhe për të gjetur shkakun, janë marrë mostra nga rastet qe janë paraqitur në urgjencë, dhe po bëhet analizimi i tyre.
Tashmë pritet përgjigja e Institutit të Shëndetit Publik për të përcaktuar se çfarë e shkakton këtë virozë dhe si po përhapet. Simptomat e rasteve të paraqitura në urgjencë, janë të njëjtat: temperaturë e lartë, të vjella, humbje ekuilibri dhe dhimbje koke.
Për sa i përket analizave të ujit, nga ku dyshohet se po përhapet viroza, të njëjtat burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto janë kontrolle periodike që bëhen vazhdimisht. Dhe pa dalë ende përgjigja nga Instituti i Shëndetit Publik, nuk mund të thuhet ende me siguri se çfarë e shkakton.
Kujtojmë se një javë më parë, mjekë të shërbimit të infektivit, bën deklaratë për fluksin e shtuar si dhe u bënë thirrje qytetarëve që fillimisht të drejtohen tek mjeku i familjes dhe jo direkt në urgjencë, kjo për ti dhënë mundësi pacientëve që kanë vërtët nevojë për ndihmë të specializuar.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63%
-
Të gabuar
25.1%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4354
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUT: Ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe pa dhimbje
9 Janar, 12:34
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT
8 Janar, 12:13
-
Kollë dhe temperaturë e lartë, dhjetëra fëmijë në Pediatrinë e Lezhës! Mjeku: Është virozë, mos merrni ilaçe pa recetë
3 Janar, 14:40
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31