2012, viti i dështuar i Barçës!
Disfata jo vetëm në futboll
Disfatat në la Liga dhe Championsin e futbollit nuk janë të vetmet. Te Barcelona ka ardhur koha për ndryshime edhe në hendboll dhe basketboll
Sezon i keq. Më 2012, Barcelona nuk ka shënuar sukses të konsiderueshëm në asnjë prej sporteve kryesore. Në futboll nuk arritën të mbrojnë trofetë e rëndësishëm – La Ligën dhe Ligën e Kampionëve – në basketboll ekipi u eliminua në gjysmëfinale të Euroligës, kurse edhe në hendboll dështuan në rrugëtim drejt titullit kontinental.
Kur përmendet emri i Barcelonës, nuk jemi mësuar që të flitet për sezone dëshpëruese. Por, ky i fundit ishte vërtet i tillë për skuadrat e këtij qyteti në sporte të ndryshme, përfshirë futbollin, basketbollin dhe hendbollin. Në muajin e fundit, Barcelona përveçse humbi garën për titull në La Liga, që i takoi Real Madridit, mbeti edhe pa trajnerin Pep Guardiola, i cili paralajmëroi largimin e tij nga detyra në fund të këtij edicioni. Një hap mbrapa për dallim nga sezoni i kaluar, e aq më tepër që nuk duhet harruar se në verën e shkuar shpenzoi 60 milionë euro për transferimin e dyshes Cesc Fabregas dhe Alexis Sanchez.
Barcelona fitoi Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës dhe Kampionatin botëror të klubeve, por skuadrës i mungojnë dy ‘trofetë kryesorë’- ai në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Gjatë verës do të formohet një skuadër e re e Barcelonës në basketboll. Dy vite më parë gjiganti katalan triumfoi në Evropë, kurse këtë edicion u eliminua në gjysmëfinale nga Olympiacosi. Një vit më parë nuk arriti as në Final Four. Legjenda Juan Carlos Navarro pritet të qëndrojë në skuadër, por të gjithë të tjerët spekulohet se janë në shitje.
Koha për ndryshime edhe në hendboll. Së bashku me Kielin konsideroheshin favoritë për triumf në Ligën e Kampionëve në hendboll. Por, Barcelona u eliminua në çerekfinale nga Coppenhagen, kurse në fazën e grupeve i mposhti edhe CO Zagrebi. (rb/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
52.5%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 219
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35