“LSI gjithmonë ka bërë zgjedhjen e duhur, kështu dhe në çdo rast, dhe në të ardhmen LSI do jetë në të njëjtin drejtim”, tha Meta pas takimit duke lënë kështu të hapur një mundësi bashkëpunimi me socialistët e drejtuar nga Edi Rama.
RAMA: META E BËRI ZGJEDHJEN E TIJ
Idea e një bashkëpunimi të mundshëm mes dy ish aleateve PS – LSI nuk është një temë e harruar në politikën shqiptare. Në mbledhjen e fundit të asamblesë kombëtare, Rama duket se i vuri kapakun edhe hipotezës së një bashkimi të mundshëm me LSI-në e Ilir Metës.
“Ilir Meta është pjesë e pushtetit dhe nuk ka opozitë që të mund të thotë që na duhet gjysma e pushtetit për të mundur pushtetin. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne nuk kemi ç’ti themi për sa kohë ajo mbetet zgjedhja e tij”, tha Rama pak javë më parë.