Ishte ky bilanci i shifrave të Ministrit të Brendshëm bërë publik nga ministri Saimir Tahiri.
“Kjo është shifra se kemi ndjekur peshqit e mëdhenj. Gjatë 3 viteve janë konfiskuar 100 milionë asete e pasuri kriminale ku nga këto vetëm në vitin 2016, janë konfiskuar 47.6 milionë euro pasuri e vënë përmes krimit”.
Tahiri po ashtu renditi faktin se krimi i vrasjeve në vend është më i ulëti në 25 vite.
"71 vrasje gjatë vitit 2016, numri më i ulët në 25 vjet. 75% e vrasjeve, për motive familjare, pronësie apo konflikte të çastit"
Kështu Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka vlerësuar pozitivisht vitin 2016 duke bërë një bilanc të punës së Policisë dhe situatës së sigurisë në vend.
“Shqipëria në vitin 2016 ishte më e sigurtë, me më pak ngjarje kriminale, policia ishte në shërbim të qytetarit, besimi tek policia u rrit”, u shpreh Tahiri.
Por sic thotë ministri, fitorja më e madhe kanë qenë jo shifrat sesa lufta me mentalitetin e vjetër.
“Fitorja më e madhe e jona nuk është krahasimi i shifrave, por me mentalitetin. Fitorja jonë më e madhe është tek mentaliteti, së pari tek punonjësit e policisë dhe më pas tek qytetari. Sot përballë policisë nuk ka më të pandëshkueshëm e të pabarabartë kundrejt çdokujt që shkel ligjin."
2016 ka qenë dhe një vit bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar të Policisë së Shtetit ku mbi 60 operacione ndaj krimit e trafikut të narkotikëve kanë qenë të përbashkëta me Interpol, Europol dhe DEA-n amerikane.
Ministri Tahiri u ndal dhe tek armëmbajtia pa leje duke i kujtuar qytetarëve se janë ende në kohë për të dorëzuar pa u penalizuar armët si dhe kërkoi nga publiku të denoncojë çdo person që mban armë si një model që nuk duhet të pranohet në shoqëri.
Bilanci për vitin 2016
-Me Interpol e Europol janë 15 mijë informacione të shkëmbyera
-Janë gjithsej 33 805 vepra penale
-Janë proceduar penalisht 31 220 autorë
-Të arrestuar në 2016, 10 068 shtetas
-Janë kapur 2 211 persona të shpallur në kërkim
-Janë gjithsej 277 operacione policore
-60 operacione në bashkëpunim me partnerët
-Janë mbi 270 000 telefonata nga publiku në numrin 112 (në Tiranë) dhe në 129
-Janë afërsisht 40 000 denoncime në Komisariatin Dixhital
-Policia e Shtetit gjatë vitit 2016 ka trajtuar 87 090 konflikte
-Në kufijtë shtetëror në vitin 2016 janë regjistruar
-Janë sekuestruar 47.6 milionë euro pasuri kriminale
-Vjedhjet me armë janë 60% më pak se në vitin 2015
-Mbi 3000 raste të dhunës në familje gjatë 2016
-Armëmbajtja pa leje, 1194 të arrestuar në vitin 2016
- 71 vrasje gjatë vitit 2016, numri më i ulët në 25 vjet
-75% e vrasjeve, për motive familjare, pronësie apo konflikte të çastit
I pyetur, 'nëse i ka fituar betejat me krimin;, Tahiri thotë se, ka ende shumë për t'u bërë.
"Unë nuk quaj asnjë betejë të fituar, sepse unë mendoj që përballë paligjshmërisë e kriminalitetit të akumuluar në 25 e kusur vite, unë mendoj se nuk e kemi mundësinë të fitojmë këto beteja brenda 1 viti, apo 4 viteve. Por kemi fituar një luftë, atë kundër mentalitetit të së kaluarës. Policia sot nuk është e vjetruar, por e rinovuar me fytyrë të re, me besimin e qytetarit që kthehet tek Policia. Besim që kishte humbur për çerek shekulli. Na jepni kohë.
Ka gjëra që nuk i kemi bërë mirë, sigurisht, por jemi 24 në 24 orë në shërbim të qytetarit".
*Konferenca e plotë për mediat e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri mbi rezultatet e vitit 2016 të MPB dhe Policisë së Shtetit, si dhe projektet e sfidat për 2017
VIDEO-Konferenca për shtyp e Ministrit të Brendshem Saimir Tahiri ( pjesa e 1 )
VIDEO-Konferenca për shtyp e Ministrit të Brendshem Saimir Tahiri ( pjesa e 2 )