Në gjashtë muajt e parë të vitit ka shënuar rënie si numri i përdoruesve aktivë të celularëve ashtu dhe kartave telefonike.
 
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raporton se krahasuar me dhjetorin e vitit të shkuar në korrik rezultojnë rreth 20 mijë përdorues aktivë më pak, ndërkohë që numri i kartave SIM është pakësuar me 33 mijë.
 
Numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas kartave SIM në fund të Tremujorit II 2016 respektivisht ka qenë 3.38 milionë dhe 4.66 milionë. 

Ndërkaq rritje ka shënuar numri I pajtimtarëve që përdorin internetin përmes celularëve. AKEP thotë se Numri i përdoruesve aktivë me akses broadband 3G-4Gnë fund të 3-mujorit të dytë 2016 ishte rreth 1.5 milionë, një rritje kjo prej rreth 51% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Numri i pajtimtarëve nga rrjetet fikse më 31.06.2016 arriti në rreth 255 mijë, një rritje kjo prej rreth 3 % në krahasim me fundin e 3 mujorit paraardhës.
 
Norma e penetrimit për popullsi dhe familje të aksesit broadband fiks në fund të tremujorit të dytë 2016 ishte respektivisht rreth 9 % dhe 35%.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com