2016/Rekord i ri i borxhit
për frymë, 374,800 lekë
Borxhi për frymë në vitin 2016 ka shënuar rritjen e rradhës duke arritur në kuotën rekord prej 374,800 lekësh. E dhëna vjen përmes treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave, sipas së cilës borxhi publik në vitin 2015 arriti në 72.2% të Produktit të Brendshëm Bruto.
Borxhi për frymë në vitin 2016 ka shënuar rritjen e rradhës duke arritur në kuotën rekord prej 374,800 lekësh. E dhëna vjen përmes treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave, sipas së cilës borxhi publik në vitin 2015 arriti në 72.2% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pesha e borxhit publik për çdo shqiptar është rritur me rreth 16,000 lekë, ose me 4.4% krahasuar me vitin që sapo lamë pas, duke shkuar nga 358,860 lekë në 374,800 lekë. Krahasuar me vitin 2010, borxhi për frymë është rritur me 52.8%.
EcuriaRritja më e lartë e borxhit për frymë është shënuar në vitin 2014, kur qeveria socialiste rriti ndjeshëm kuotën e borxhit publik me synim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të trashëgurara nga qeveria e mëparshme. Në Buxhetin e Rishikuar për vitin 2014, stoku total i borxhit shfaqet me 104 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013, apo 11.76%, duke shënuar rritjen më të lartë të borxhit publik që nga viti 2010. 2015-a shfaqet me ritmin më të ulët rritës të stokut të borxhit për periudhën e marrë në shqyrtim, rreth 6% krahasuar me vitin 2014, në dallim nga vite si 2011-a ku borxhi u rrit me 8% apo apo 2013-a me 6.88%.
Borxhi publikPër herë të parë në histori, borxhi publik i Shqipërisë kaloi më 31 mars të vitit 2015 nivelin e 1 trilion lekëve. Po të kujtojmë se në fund të marsit të një viti jo shumë të largët – 2009-ës – shifra ishte vetëm 390 miliardë lekë, shihet se qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë këto gjashtë vitet e fundit një sprint të paimagjinueshëm drejt humnerës së borxheve. Por jo në të gjithë vitet e fundit ritmi i huamarrjes ka qenë i njejtë. Gjatë periudhës janar-mars të vitit 2012 psh borxhi publik është rritur mesatarisht me 1.2 milionë euro në ditë. Kjo shifër u dyfishua, në 2.5 milionë euro/ditë gjatë tremujorit të parë të vitit pasardhës. Në vitin e ndryshimit të pushteteve pati një rënie relative, me rritjen me 1 milion euro në ditë të borxhit të shtetit shqiptar. Por rekordi është vendosur pikërisht këtë vit, me rritjen në masën 3.4 milionë euro në ditë të stokut të borxheve. Për të arritur tek niveli mbi 1 trilion lekë, nga 977 miliardë lekë që ishte në fund të vitit të kaluar.
RritjaRritja masive e borxhit ka nisur që me urdhërin, kryesisht politik, për të realizuar me çdo kosto të mundshme Rrugën e Kombit dhe disa projekte të tjera madhore, që ish-kryeministrit Berisha t’i jepej mundësia të paraqitej në pozën aq të dëshiruar me gërshërë në dorë. Por, duke qenë se rritja e borxhit nuk po sjell rritjen e ekonomisë shqiptare automatikisht, vendi është futur në një rreth vicioz, nga i cili, të paktën deri tani, nuk duket se si do të dalë. Rruga në fjalë dhe disa projekte të tjerë nuk plotësuan asnjë kriter fizibiliteti, pasi me aq pak makina që kalojnë në aksin verilindor psh, vështirë se justifikohet shpenzimi i kryer. Aq më tepër, që shteti mori hua të kushtueshme me interesa tregtare për ta përfunduar gjysma-gjysma.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35