BERAT-Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 25 vite burg Byniamin Hajron. Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorit të çështjes, Eni Çulli, i cili kishte insistuar për këtë masë ndëshkuese.
Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami është akuzuar për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin pasi viktimat u dogjën të gjallë.
Hajro, i cili është dënuar për vrasjen e Arjan Avdullajt dhe Eduart Pemës, njihet si kreu i Bandës famëkeqe të Vakëfit.
Fillimisht, Hajro ndodhej në masën e arrestit shtëpiak, pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Megjithatë, Gjykata vendosi rivendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg,” duke e rikthyer atë në izolim.
Më 8 gusht 2019, Byniamin Hajro u ekstradua nga Gjermania pas 21 vitesh në kërkim nga autoritetet shqiptare. Hajro ka qenë në listën e 16 personave më të kërkuar në qytetin e Beratit.
Masakra e vitit 1997
Më 2 qershor 1997, në shenjë hakmarrje për një të afërmin e tyre që akuzohet për vrasje dhe grabitje me armë, “Banda e Vakëfit”, ka rrëmbyer në lagjen “Kushtrimi” Eduart Pemën dhe Arjan Avdullain, duke i lidhur me tela me gjemba në një ambient në periferi dhe më pas torturuar gati për vdekje. Më 3 qershor, në mënyrë publike i kanë tërhequr të dy zvarrë në rrugët e qytetit që të terrorizonin edhe qytetarët. I kanë lënë në sheshin e lagjes së tyre duke i shkrumbuar me zjarr.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Berat-Duhanas, mjeti del nga rruga, shpëton shoferi, nxirret me ndihmën e forcave zjarrfikëse
25 Mars, 20:39
-
Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’
25 Mars, 12:18
-
Berat/ Plagoset me thikë klienti i moshuar në një lokal, autori arratiset! I dëmtuari dërgohet në spital, dëshmitarët: Kërkoi një person dhe shau klientët (EMRAT)
24 Mars, 20:39
-
Tronditet Shkupi/ Qiramarrësi ekzekuton pronarin e shtëpisë dhe i plagos djalin e mitur, më pas vret veten
24 Mars, 13:44
-
Aksident tragjik në aksin Berat-Dimal, humb jetën 33-vjeçari (VIDEO)
23 Mars, 08:56
-
Dekreti i Putinit, detyrim për pasaportë ruse për banorët e territoreve të pushtuara nga Moska
22 Mars, 15:51
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Aksident në Berat, goditet 37-vjeçarja, autori largohet nga vendngjarja
21 Mars, 20:51
-
Itali/ Vrau bashkatdhetarin me plumbë në zemër pas sherrit në lokal, dënohet me 20 vite burg Mikea Zaka
20 Mars, 17:20
-
Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’
18 Mars, 16:41
-
Kryeministri Rama inspekton investimin në Goricë dhe rrugën Berat-Ballaban! Pedonale, mbrojtje nga lumi Osum, unazë rreth kalasë e lidhje e lagjeve muze! Do zhvillojë turizmin
18 Mars, 15:06