2020 një vit i vështirë në Lezhë/ Kryebashkiaku Ndreu: Ulëm investimet, shkurtuam vende pune, tërmeti dhe pandemia ndikuan ne financa

2020 ka qenë një vit i vështirë financiar për Bashkinë e Lezhës, pasi ka ndikuar termeti dhe pandemia. Këtë ka deklaruar në një komunikim me mediat, Kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Ai është shprehu ndër të tjera se niveli i mbledhjes së taksave është i ulet, ndaj ai ka shkurtuar vendet e punës dhe ka reduktuar investimet.

"Edhe niveli i mbledhjes së taksave sivjet është i ulur natyrshëm sepse ne nuk kemi vepruar me dorë të hekurt kundër biznesit. Pra, jemi munduar t'i japim një liri biznesit që të mos e ketë bashkinë barrë. Ajo që ne na ka mbajtur në ritëm është mirëmenaxhimi i fondeve të brendshme. Pra, ato që kemi gjeneneruar dhe kemi pasur. Një sasi të madhe parash ne i kemi përfituar vetëm nga ulja drastike e numrit të punonjësve. Pothuajse jemi ne ezaurim të projekteve që kemi planifikuar për vitin që kaloi. Kemi bërë disa shkurtime në buxhet. Siç e keni parë kemi bërë rishikim të buxhetit", ka deklaruar në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni