2020 nuk nis mirë për skuadrat e Londrës. Chelsea 'ngec' me Brighton, mposhtet Tottenham

2020 nuk nis mirë për skuadrat e Londrës. Chelsea 'ngec' me Brighton, mposhtet Tottenham

Chelsea e ka nisur vitin e ri me barazim pasi blutë e Londrës për llogari të javës së 21 të Premier League kanë ngecur me rezultatin 1-1 në transfertë kundër Brighton. Skuadra e drejtuar nga Lamprad vinte pas një fitoreje më përmbysje ndaj Arsenal, por pavarësisht atmosferës pozitive sot nuk i maftoi goli i Azpilicueta-s.

Mbrojtësi spanjoll që mban edhe shiritin e kapitenit në minutën e 10 dërgoi në portë një top të mbetur në zonë pas një rrëmuje si pasojë e zhvillimit të një goditje këndi. Në minutat në vijim Chelsea dështoi në disa raste për të shënuar golin e sigurisë dhe atëherë kur nuk pritej Brighton barazoi rezultatin.

Jahanbaksh në minutën e 84 realizoi një perlë me roveshiatë, duke sigluar edhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Ndërkohë më keq se Chelsea e ka nisur vitin skuadra tjetër e Londrës Tottenham, që në përballjen me Southampton është mposhtur 1-0 në transfertë. Ekipi i Southampton ia doli të merrte tre pikët falë golit të Dani Ings në minutën e 17. Si pasojë e humbjes skuadra e Mourinho-s e sheh veten -5 pikë nga vendi i katërt që është edhe pozicioni i fundit që të çon në zonën Champions.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë krejt të re

Rama me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë krejt të re