2022 nis me vrasje e plagosje, Gledis Nano drejtorëve të policisë: Pa rezultate ikni nga puna

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nanon ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e 12 qarqeve lidhur me ngjarjet kriminale në vend dhe garantimin e sigurisë. Siguria, kriminaliteti dhe lufta ndaj kultivimit të drogës janë fokusi i takimit, ku drejtorët e qarqeve do të raportojnë për punën e tyre të bërë gjatë viti të kaluar, por do të jepen edhe udhëzimet e duhura nga kryepolici lidhur me garantimin e jetës së qytetarëve por dhe kapjen e autorëve të atentateve të fundit të ndodhura në vend, që kanë mbetur të pazbardhura. Mbledhja ka nisur që në orën 10.00 dhe është takimi i parë i zhvilluar për 2022 .

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano i ka paralajmëruar drejtuesit e departamenteve dhe drejtorët e qarqeve se ikin nga puna nëse s'kanë rezultate konkrete në drejtim të përmirësimit të menjëhershëm të parametrave të rendit e sigurisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fokus i diskutimi ishte  marrja e masave të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Gjithashtu në bisedë është diskutuar thellimi i hetimeve dhe bashkëpunimi me institucione të tjera ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tema të tjera diskutimi kanë qenë:

-Bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes strukturave policore që operojnë në pikat e kalimit kufitar, ato në terren e me shërbimet inteligjente, për marrjen në kohë të informacioneve për personat me precedent kriminal që kthehen nga jashtë shtetit dhe mbajtjen nën kontroll të tyre, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

-Intensifikimi i kontrolleve në territor, për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bllokimin e automjeteve të vjedhura, kontrolle në varreza makinash e servise makinash ku mbahen të fshehura apo çohen makinat e vejdhura, që më pas bëhen pjesë e ngjarjeve kriminale.

-Parandalimi i aksidenteve rrugore, duke intensifikuar kontrollet me makinën inteligjente, me radarët, mjete e paloguara, ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke filluar menjëherë edhe me këmbësorët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sot fillojnë në terren 443 kursanët e rinj, për të cilët Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtorët vendorë, që t’i përkrahin dhe t’i motivojnë për të kontribuuar sadopak në përmirësimin e mëtejshëm të performancës së Policisë së Shtetit.

Gjatë muajit janar, në të gjitha drejtoritë do të zhvillohen analizat vjetore dhe për këtë Drejtori ka kërkuar nga drejtuesit e DVP-ve, që të nxirren problematikat, me qëllim marrjen e masve për t’i zgjidhur ato.

Më 4 janar u shënua dhe viktima e parë e një atentati për 2022, ku humbin jetën Erion Çela nga breshëria e kallashnikovit dhe u plagosën 4 të tjerë, gjatë kohës që po konsumonin kafe në një lokal në “Don Bosko”. Ndërsa më 3 janar në spitalin e Lezhës u shfaq me 3 plagë plumbi Vinçens Piroli, i cili tha se u plagos në Shkodër. Piroli dyshohet se është vrasës me pagesë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Ulqin të Malit të Zi.

Edhe 2021 nuk u mbyll i qetë nga kriminelët, ku një kamion me 119 kg kokainë u kap në Tiranë në arkat me banane. Është mister fakti se si është e mundur që skaneri s'ka kuptuar asgjë edhe pse brenda në kamion ishin 100 pako kokainë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirona: 05/01/2022 14:11

    Policia rrugore eshte jashte loje makinat qarkullojne ne qytet me shpejtesi tej normave te lejuara mbasi nuk ka sinjalistiken e duhur policet me pallacka ne duar detyrojne makinat te kalojne kondravajte ne kohen kur qytetaret kalojne semoforin me jeshil dhe kur qytetari i thote policit po kryen kondravajte se po rrezikon qytetaret polici pergjigjet ik pirdhu

    Përgjigju
  • Arsen: 05/01/2022 13:24

    Pavaresisht gabimeve respekte policisë Dhe punojësve qe thithin pluhurin e smogun çdo dite problem mbetet drejtimi

    Përgjigju
  • Mauricio: 05/01/2022 12:56

    Problemi me i madh eshte se aktualisht policia dhe sherbimet e inteligjences nuk bashkepunojne per krijimin e nje database te dhenash mbi personat me te dhena kriminale. Neper cdo lagje dhe zone policet e zones nuk kane te dhena te sakta mbi banoret ne lagje dhe aktivitetet qe ndodhin ne zonen e tyre te pergjegjesise. Neper lagje shikon ne cdo qoshe pallati adoleshente qe pijne hashash, pije alkolike dhe askush sdo tja dije. Neper cdo lagje mbijne lokale luksoze si kerpudha dhe policia ska asnje info mbi kush i nderton dhe nga vin gjithe ky lek qe investohet. Njerez qe kure skane punuar nje dite ndertojne lokale mijera euro dhe cdo dite shikon para tyre njerez me makina luksi dhe sdihet se kush jane keta njerez. Askush ska te dhena se nga cfare aktiviteti jane fituar keto leke, kush jane keta njerez neper rruge me makina luksoze, keta njerz qe rijne lokaleve dhe sillen si te forte apo duke bere presion njerezve me sjelljet e tyre. Por e gjitha kjo tregon mungese profesionalizmi nga policia qe mendon se me ata police te rinj qe me shume se duhet te jene prane komunitetit i shikon te fryhen nper makina e motore policie sikur te bejne karshillik po i pe ne sy. Ne njerzit e thjeshte ndalojme ne semafor, por dhe per gabimin me te vogel gjobitemi dhe jemi dakord nese thyejme regullat ndersa ata me makina luksi hyjne me semafor te kuq dhe te rezikojne jeten dhe polici ben sikur nuk sheh se ka frike ta ndalojeapo ta kontrolloje , ta verifikoje kush eshte ky person qe leviz me kete mjet dhe nga cili aktivitet i ka fitu keto leke per blerjen e ketij mjeti luksoz. Por dhe polici smund ta beje kete se ska mbeshtetjen e eproreve, drejtoreve dhe vete institucionit te policise se shtetit ndaj ndihet i perulur dhe ben sikur nuk sheh, nuk raporton se e di se ai i forti me mjet luksoz apo me lokal luksoz ka lidhje kudo dhe ne polici dhe ka per ta mare vesh se kush e ndaloi apo raportoi. Kjo eshte e verteta mbi gjithcka, dhe ajo se cfare ben per show drejtori i policise me drejtoret vendore eshte thjesht nje show i radhes dhe jo serioz. Ligji nuk behet me fjale ne tavoline por me regulla te vendosura ne teren qe gjithkush ta ndjeje doren e shtetit dhe policise ne qetesine qe e ndjen tek ec ne rruge apo ne qetesine teksa gezon e ndan me komunitetin.

    Përgjigju
    • Tomi: 05/01/2022 15:59

      Cja fut kot o byrazer. Ne databazet e popullit i kemi te gjithe tani. Ky thote te bejme dhe nje tjeter. Po pse kush e ndalon policine te hetoje aferen Dubai? Ku gjysma e qeverise dhe biznesmeneve shkojne per qef dhe kurva? Se do marrin pjesen nga porti i durresit? Ose ineciatoret? Ose Patronazhistet ose Kryeministrin qe i mbron? Asgje nuk e ndalon policine apo prokurorine te hetoje. Madje as median. Nuk duhen shumengjera mor zoteri por vullnet per te zbatuar ligjin. Dhe nese nuk e ke marre vesh ai vullneti nuk ekziston. Ndaj dhe qe nga Rama e poshte te gjithe jane me thike e luge ne brez ku e ku te zhvasin.

  • Jacky: 05/01/2022 12:07

    Problemi nuk ehste tek policia e cila, sado e pergatitur, e pakorruptuar, nuk mun t'i parashikoje atentatet me pagese ndermjet drogaxhinjve qe vriten e priten per pazare te papaguara. Fatkeqsisht, ne Shqiperi, po behet si ne Italine e jugut ku mafiozet vrasin e djegin te penduart apo tradhetaret. Kjo esht enje pamje e keqe per nje vend te vogel si Shqiperia. Imazhi i nje vendi te varfer, me makina luksoze ne zoterimin e te rinjve pa shkolle, pa asnje edukim, tregon se si qarkullon korrupsioni nen hundet e shtetit.

    Përgjigju
  • Qytetari: 05/01/2022 11:39

    Krimin e keni hapur rrugëve sheshit qe sfidon perdite shtetin, mjafton te shikosh makinat ne xhiro qe kushtojne nga 60_70_80 mije € me drejtues 20 25 vjecar analfabet dhe kupton se nga vjen dhe cfar paraje xhirohet nga krimi.

    Përgjigju
  • Lol: 05/01/2022 11:33

    Problemi nuk esht policia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë