Analiza/ 2022, viti vendimtar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Analiza/ 2022, viti vendimtar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Qeveria e re në Bullgari duket e gatshme që të ndryshojë qasjen e saj në negociatat me Maqedoninë e Veriut rreth mosmarrëveshjeve gjuhësore dhe historisë, që çuan në veton e fortë të Sofjes kundër anëtarësimit të Shkupit në Bashkimin Evropian. Së pari, presidenti bullgar Ruman Radev premtoi se vendi i tij do të ndryshojë sërish kushtetutën e tij. Shqipëria, fatet e së cilës janë të lidhura me rezultatin e negociatave Sofje-Shkup, gjithashtu është lënë në dhomën e pritjes të BE-së.

Disa vende anëtare të unionit, përfshirë Bullgarinë, sugjerojnë se përparimi i Tiranës në BE, duhet të shkëputet nga ai i Maqedonisë së Veriut. Nëse kjo ndodh, do të sjellë telashe të mëtejshme për Shkupin.

Ndërkohë, progresi në negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë, të supozuara si vendet pararendëse të këtij procesi në rajon, po ecën me ritmin e një “breshke”, ndërsa mbi disa çështje nuk ka fare përparim.

Podgorica, që i ka çelur bisedimet e pranimit që në vitin 2012, i ka hapur të gjitha çështjet për  diskutim, të ashtuquajturit kapituj, por deri më sot ka arritur të mbyllë vetëm 3. Nga ana tjetër, Serbia arriti të hapë së fundmi 4 kapituj të rinj të fokusuar tek qëndrueshmëria, pas një ngecje 2-vjeçare.

Megjithatë, shumë ekspertë dhe zyrtarë në Bruksel, e vënë në dyshim përkushtimin e qeverisë serbe ndaj demokracisë. Një pengesë tjetër në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE, është dialogu i saj me Kosovën për të gjetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për të normalizuar marrëdhëniet me këtë të fundit, një parakusht për pranimin e të dyja vendeve në union.

Për momentin, bisedimet nuk po çojnë askund. Ideja që shfaqet herë pas here e një bashkimi të mundshëm Kosovës-Shqipëri, vetëm sa po i përkeqëson më tej marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Ndërkohë, në Kosovë ka një zhgënjim në rritje ndaj Brukselit, për mos mbajtjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Edhe Bosnje Hercegovina, gjendet në një kaos të vërtetë institucional dhe jo vetëm.

Muajt ​​në vijim do të shihet nëse vendi do të shpërbëhet, teksa njësia federative e Republika Srpska (RS) e dominuar nga serbët, miratoi pak javë më parë një udhërrëfyes për t’u tërhequr nga institucionet kryesore të përbashkëta, përfshirë ushtrinë, sistemin e taksave dhe gjyqësorin.

RS dhe Federata Boshnjako-Kroate, të dyja njësi shumë autonome, përbëjnë shtetin e Bosnje Hercegovinës së pasluftës së viteve 1990, me një qeveri qëndrore të dobët. S’ka nevojë të shtohet se BE-ja e kritikoi këtë lëvizje, ndërsa disa shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë, po bëjnë tani thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër udhëheqësit serb Milorad Dodik.

Por zbulimet e fundit mediatike, se votimi i masave separatiste, që premtoi të miratojë brenda 6 muajsh projektligje për të zëvendësuar ligjet federale, ndodhi në një asamble legjislative që thuhet se u mbajt me bekimin e komisionerit të zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi. Raportet mediatike mbi këtë fakt u cilësuan si “tronditëse” nga një diplomat në Bruksel që foli në kushte anonimati për “Euractiv”.

Së fundmi, Turqia mbetet një vend kandidat për në BE, por vetëm formalisht. Po vendet e tjera kandidate për në BE? Lista e kandidatëve është e gjatë, ku spikasin Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, të cilat së fundmi janë bërë bashkë për të përshpejtuar integrimin e tyre në bllok. Madje,Tbilisi njoftoi se po planifikon të paraqesë ofertën e anëtarësimit deri në vitin 2024. Megjithatë, ndërsa thirrjet për zgjerim do të bien në mënyrë të pashmangshme në vesh të shurdhër në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet e BE-së, numri i atyre që kërkojnë sinqerisht që t’i bashkohen bllokut mund të fillojë të zvogëlohet. Në përgjithësi, mungesa e progresit mund të jetë i gjithë përparimi që mund të shpresojmë të regjistrohet në vitin 2022, në kuadër të procesit të zgjerimi. Nga Vlagyiszlav Makszimov, “Euractiv”! bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen