2023-shi “mbushi” spitalet! Rreth 30 mijë persona më tepër të shtruar! Kryeson “zemra”

Viti që lamë pas, ka shënuar sërish rritje të shtrimeve në spitalet e vendit tonë krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2023, numri i pacientëve të trajtuar në shërbimet me shtretër rezulton 307 mijë e 800 pacientë, ose rreth 30 mijë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Por, teksa kjo shifër tregon shtrimet për të gjitha llojet e sëmundjeve, kanë dominuar pacientët me probleme kardiologjike dhe neurologjike. Numri i shtrimeve të trajtuar me paketat e kardiokirurgjisë ishte 10,908, ose 17% më tepër se në vitin 2022. Mjekja kardiologe, Ëngjëllushe Hasani rendit arsyet e shtimit të pacientëve me probleme kardiovaskulare.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin e kaluar tregojnë shifra shqetësuese për sa i përket edhe numrit të pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike. 1,647 pacientë kërkuan ndihmë në këto spitale, duke shënuar rritje me 10 për qind në krahasim me vitin paraardhës dhe mjekët e lidhin këtë me pandeminë e Covid 19.

Problematike mbetet situata edhe sa i përket depistimeve për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës tek gratë. Për vitin 2023 u kryen 5% më pak ekzaminime për gjirin dhe 11 % më pak për qafën e mitrës. Sakaq numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi për 2023 u rrit 7% në raport më 2022.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë