Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, janë vendosur piketa të reja për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, si një element kyç i identitetit tonë kombëtar.
Ky vit i veçantë ka shërbyer si një moment reflektimi mbi rëndësinë dhe vlerën e gjuhës sonë, si një pasuri që na bashkon kudo në botë, shkruan kryeministri Rama në facebook.
Gjithashtu, janë hedhur hapa konkretë për të mbështetur mësimin e shqipes në diasporë, duke zhvilluar plane që sigurojnë përhapjen dhe forcimin e përdorimit të saj në komunitetet shqiptare jashtë vendit, shton Rama.
Përmes këtyre përpjekjeve, gjuha shqipe vazhdon të jetë një urë që lidh shqiptarët dhe një simbol i përbashkët i identitetit tonë kombëtar.
'Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar
Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë', thotë Rama.
Ku i vendose /piketat/ e gjuhes shqipe o z.Rama,tek /pedonalet/?!
Përgjigju