Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin

Ilir Meta u pyet sot në SPAK për lobimin në SHBA. Por cili ka qenë roli i tij në këtë çështje? Çfarë po ndodh me dy ish-kryeministrat nën akuzë nga Prokuroria, që po e sulmojnë drejtësinë e re?

Sa do kushtëzojnë goditjet e SPAK zgjedhjet e 11 Majit 2025, akuzat e Berishës për Majkon, kërkesa e deputetit socialist që SHISH të sqarojë situatën, si dhe vota e diasporës.

Këto kanë qenë disa nga temat e emisionit të sotëm (7 Janar) të emisionit “Repolitix” në Report TV, të moderatorit Denis Minga.

Të ftuar në studio kanë qenë ish-deputeti që denoncoi Ilir Metën, Halit Valteri, avokati Edmond Petraj, Leonard Karaj dhe Përparim Çaça, juristë.

Ish-deputeti Halit Valteri shpjegoi edhe pse zgjodhi rrugën e kallëzimit të Metës për çështjen e lobimit, duke u shprehur se kreu i PL-së “është njeriu më i korruptuar në Shqipëri”. Madje shtoi se në përgjimet e SKY ECC ka biseda dhe do dalë së shpejti edhe implikimi i tij në porosinë për vrasjen e një personazhi të njohur dhe do ketë çështje të tjera hetimore. Valteri u shpreh se “kjo ishte kauza ime, vetëm me këtë palaço jam marrë”.

LSI dhe Ilir Meta janë të pandashëm. Flasim për një biznes familjar, koorporatë, herë quhet parti politike, me votat e blera apo të vjedhura, për t’i dhënë vetes këto ofiqe dhe që Meta beson se do t’i ketë. Meta kërkon gjëra që janë jashtë llogjikës. Flasim për një njeri që i ka marrë gjithçka Shqipërisë dhe vendi i ka dhënë gjithçka. Sot është në ditë të keqe, sepse është një hajdut, ka përdorur pushtetin për të vrarë njerëz, për të vjedhur. Kjo është akuza e lobimit, SKY ECC është në qarkullim dhe del në biseda se ka porositur vrasjen e një personazhi të njohur. Personazh i veshur si kriminel më i madh.  Nënën e kalamanjve e akuzon për tradhti dhe spiunazh brenda koorporatës së tij e bashkëpunëtorëve dhe paranojat e çojnë në këtë situatë”, u shpreh ai.

Ish-deputeti shpjegoi edhe detaje nga dosja dhe roli i Metës në çështjen e lobimit.

“Flasim për 1,2 mln dollarë të paguara për lobim në SHBA nga Meta dhe njerëzit e tij, për të treguar sa njeri i mirë është ky palaço, sa burrë i mirë ëhstë, por harruan se këto kompani i deklarojnë këto para dhe kjo e ka çuar aty ku është. Që nga viti 2016, deri më 2017. Ka firmë Ilir Meta, ka firmosur vetë. Dhe gjatë kohës si president ka e-maile që me CEO-n e kompanisë thotë që të vazhdojmë bashkëpunimin që të kenë kontrata të tjera, ku janë dy kontrata 15 dhe 30 mijë dollarë, e më pas me të tjerat, por përsëri është klient Ilir Meta. Kjo është makutëria e tyre, dinë të vjedhin, por nuk dinë të fshehin. Në kallëzim nuk është vetëm Meta dhe Kryemadhi, por edhe Brahimllari dhe të tjerët, janë emrat aty”, thotë Valteri. 

Po pse përfundoi Meta në këtë situatë sipas tij dhe rrezikimin e Partisë së Lirisë që të bllokohet apo sekuestrohet, deri në dalje jashtë ligjit?

“Ka personazhe aty, problemi i Metës është braktisja nga njerëzit e tij të afërt, bilbilosja e tyre që kanë folur për të në SPAK. Njerëzit e tij të afërt kanë dëshmuar për të, kanë treguar për të, ky njeri kanë kuptuar se nuk shpëton dot më. E njëjta gjë si me sekuestrimin e pronave, kështu bllokohet edhe Partia e Lirisë për këto para që dyshohet se kanë burim korrupsioni, pra bllokohet deri në verifikim të plotë. Një prokuror vepron për sekuestro preventive, njëlloj si me pronat”, sqaron ai.

Ish-deputeti shprehet i bindur se reforma në drejtësi nuk dështon, sepse është investuar nga SHBA dhe BE.

“Kjo reformë e investuar nga BE dhe SHBA, me të mirat dhe të këqijat e saj, mendoj se nuk do të dështojë. Meta është më i korruptuari, nga asi kingmaker i politikës, në asin e 313-ës. Besoj se SPAK nuk funksionon me idenë se po bëj këtë, arrestimin e Metës, për të justifikuar punën time. Këtu ka aq të korruptuar nga të gjitha anët, edhe te partia më e lodhur që ka pasur një drejtori, SPAK-ut do i duhen dy jetë për t’i shkuar deri në fund. Mos të jetë SHBA dhe BE do e kishin vdekur fare SPAK-un, këta mirë që s’po ia heqin edhe këtë që kanë, se s’dinë se si t’ia heqin (mandatet e prokurorëve)”, shton Valteri. 

Por a ka diçka personale apo është kauzë?

“Unë s’kam pse të shkoj në SPAK. Ky është trofeu im (kallëzimi ndaj Metës). Kam qindra mesazhe që ky njeri i ka shtypur ndër vite. Unë vetëm për atë palaço kam folur dhe vetëm me atë jam marrë, s’kam asgjë personale, as biznes as krushqi, vetëm me atë jam marrë. E kam pasur kauzë, kam pasur perceptimin dhe bindjen se ka qenë njeriu më i korruptuar në Shqipëri, sinonimi i korrupsionit. Nëse do kishte sinonim fjala korrupsion, do ishte Ilir Meta”, u shpreh ish-ligjvënësi në Report TV.

Kurse avokati Edmond Petraj ndau një mendim juridik për situatën ligjore të partisë së Lirisë dhe se çfarë rrezikon ajo.

“Janë dy kompani lobuese, kapja është se s’i ka deklaruar te bilancet dhe te KQZ, kjo është edhe pika kyce e hetimit, mosdeklarimi i të ardhurave të subjektit politik. Madje Partia e Lirisë rrezikon ekzistencën e saj tani. Dhe në raste të tilla, nëse i shkohet deri në fund nga prokurorët, ata kanë mundësi ta bllokojnë si parti për momentin dhe në fund t’i bëjnë ndonjë veprim tjetër (nxjerrja jashtë ligjit). Do jetë një investim i gjatë për këtë çështje sepse ka shumë punë, do bëhet ballafaqim dhe hetim analitik financiar. Kodin dhe NIPTIn e ka të njëjtë të regjistruar. KQZ e ka tagrin dhe mund ta bllokojë si parti. Nëse zbatohet ligji, Partia e Lirisë nuk hyn në zgjedhje, e bën KQZ, sepse s’ka deklaruar të ardhurat. Pjesa rënduese është te strukturat e LSI. Do kërkojë shumë kohë hetimi, nuk është vetëm Meta, janë shumë veta”, tha Petraj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Debati në Report TV/ Juristi Karaj: Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’, e ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike! Çaça: PL rrezikon

Të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ të Report TV mbrëmjen e sotme thanë se Ilir Meta dhe Partia e Lirisë rrezikojnë shumë, pasi ka 3 procedime që mund të procesohen dhe të dënohet për të treja në bashkim dënimesh.

Gjithashtu  pritet të pyeten edhe persona të tjerë për këtë çështje, për ta hetuar me thellësi juridike dhe ligjore, pasi do të duhen edhe ekspertët kontabël. 

Juristi Leonard Karaj ndau mendimin se Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’ dhe se ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike

“Nuk jam dakord me sekuestrimin e partisë. Kemi një organizatë OJF, që do të thotë se drejtohet nga një bord, aty është edhe Meta sigurisht, por ka një bord, po flasim teorikisht. Pra ikin këta persona që janë nën hetim nga SPAK dhe zgjidhen të tjerët. Ndryshon ligji për OJF dhe personat fizik. Edhe falimenti ka procedurat e veta. Partitë dalin jashtë ligjit kur shkelin Kushtetutën, janë antikombëtare, flasim në mënyrë teorike. Meta nuk ka ndryshuar leksik, nga dumduman ky zotëria ka kaluar dhe ka kuptuar llogjikisht se u bëka dhe dumduman dhe se provat që ka SPAK për këtë çështje nuk është kaq politike dhe rozë, por ka thelb drejtësie dhe ka prova. Ndaj ka ndryshuar gjuhën. Kam përshtypjen se zoti Meta do bëhet një lloj kurbani për reformën e drejtësisë”, tha juristi. 

I pyetur për arsyen ai shpjegoi se një nga shkaqet kanë qenë funksionet e tij.

“Sepse është një personazh që ka pasur të gjitha postet në Shqipëri, nga deputet, kryeministër, president, kryetar kuvendi, zv/kryeministër etj., vetëm portier nuk ka qenë. Ky është momenti ku drejtësia e ka tagrin për të vepruar. Ai do jetë ‘asi’ i të gjithë kësaj reforme në drejtësi. Është legjitime që SPAK dhe drejtësia të justifikojë reformën në drejtësi të gjithë këto vite”, tha Karaj.

Kurse avokati Përparim Çaça nuk e sheh me rrezik mbylljen e Partisë së Lirisë, por çështja është problematike, pasi bëhet fjalë për mosdeklarim të ardhurash.

“Meta është i fundit që është pyetur për lobimin në SPAK, e pranoi edhe vetë, aty besoj është pyetur për të gjitha dhe ka dhënë dëshminë për detajet. Njerëzit e tjerë se çfarë kanë thënë unë nuk e di, se s’mund të abuzoj me këtë. Por kemi një parti që nuk justifikon dot pagesën e bërë. Në rastin e Bashës dhe PD ishte krejt histori tjetër. Këtu kemi mosdeklarim të ardhurash. Këta thjeshtë kanë ndryshuar vetëm emrin, por është po ajo. Ka një ligj për partitë politike, se janë organizata jofitimprurëse, dhe nëse është shkelur ky ligj... Sot pamë një Metë si dikur, i qetë, s’kishte as DumDuman dhe asgjë. Madje edhe ajo që tha avokati tregon se e ka kuptuar që duhet të reflektojë dhe këshillat që i kanë dhënë avokatët apo të tjerët, se nuk zgjidhet problemi me deklarata politike. Qasja e Metës që ka me SPAK, siç po vepron Berisha, është e gabuar”.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 08/01/2025 03:43

    Per ilir meten ,,,valteri ka shume te drejte,,,,,edhe er sali kermen e njejjta gje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e dy ish-drejtuesve të naftës: Enver Hoxha, në goditjen e ‘grupit sabotator në naftë’, u nxit nga shërbimet sekrete greke

Dëshmia e rrallë e dy ish-drejtuesve të naftës: Enver Hoxha, në goditjen e ‘grupit sabotator në naftë’, u nxit nga shërbimet sekrete greke