2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

Edhe ky vit, ishte i ‘super lekut’. Euro dhe dollari prekën vlerat më të ulëta historike në tregun e këmbimit valutor, ndërsa leku u fuqizua edhe më shumë.  Tkurrja e euros ishte e pashmangshme këtë vit edhe pse Banka e Shqipërisë i përshpejtoi ndërhyrjet në treg duke blerë euro.

Për shkak të zhvlerësimit të fortë të euros këtë vit, Banka e Shqipërisë ka blerë gjatë 9 muajve afro 542.3 milionë euro, ku 313.7 prej tyre u tërhoqën jashtë ankandeve zyrtare vetëm për të frenuar rënien e euros.

Vetëm gjatë tremujorit të tretë të vitit që përkon me fluksin e turistëve të sezonit veror që shtojnë edhe sasinë e euros në treg, Banka thotë se ka blerë 270.50 milionë euro, nga të cilat janë blerë 176.10 milionë euro për të ndalur zhvlerësimin e euros dhe 94.4 milionë euro me qëllim rritjen e rezervës valutore. Por përtej këtyre blerjeve euro në korrik-gusht-shtator, preku vlerat më të ulta, duke zbritur nën 100 lekë.

Deri në fund të vitit 2024-ës plani i bankës ishte që përmes ankandeve për të shtuar rezervën valutore të blinte deri në 330 milionë euro, por për shkak të zhvlerësimit të fortë të euros ndërhyrjet në treg janë shtuar ndjeshëm.

Për të frenuar një dobësim tjetër të monedhës evropiane por më shumë për të rritur rezervën valutore në vitin 2025, Banka e Shqipërisë do të shtojë ankandet për të tërhequr euro nga tregu në raport me këtë vit.

Në kalendarin e ndërhyrjeve për vitin e ardhshëm, banka ka planifikuar 22 ankande, me synim blerjen e 350 milionë euro për të rritur rezervën valutore, rreth 20 mln euro më shumë se plani i këtij viti. Të gjitha ankandet janë midis vlerave 5-10 milionë euro.

Ndërhyrjet e para në treg do të bëhen në 17 shkurt 2025, ku do të kërkohet të blihen deri në 10 milionë euro, dhe kalendari i ankandeve planifikohet të mbyllet më 19 dhjetor 2025. Blerjet më të mëdha të euros do të bëhen në pranverë dhe në vjeshtë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja