-
Euro vijon të bjerë, por ‘nuk dorëzohet’, gjysma e kursimeve të shqiptarëve në valutë, nivel të lartë edhe në kredi e borxh publik! BSH: Masa dhe qasje afatgjatë për deeuroizim
Më shumë se gjysma e kursimeve të shqiptarëve janë në valutë, dhe gati 44% e kredive po ashtu janë marrë në monedhë të huaj. Një raport i Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi i ekonomisë ndaj valutës vijon të mbetet i lartë, ndërkohë që zhvlerësimin e euros dhe dollarin e lidh me turizmin, remitancat dhe investimet.
30 Gusht, 12:08 -
Bizneset e qytetarët morën 2.3 mld € kredi të reja në 6 muaj! BSH: Ulen interesat për huatë në lekë, por rriten për euron
Afro 2.3 miliardë euro kredi kanë dhënë bankat për bizneset dhe qytetarët në 6-muat e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë thotë se kërkesa për hua u rrit si nga bizneset ashtu edhe nga familjet, ndërsa interesat gjatë kësaj periudhe janë ulur për kreditë në lekë dhe rritur lehtë për ato në valutë.
27 Gusht, 17:37 -
-
Kursi i Euros e mbyll javën në rënie dhe me një minimum të ri pranë 92.5 lekëve
Rënia e kësaj jave e thellon tendencën e zhvlerësimit të Euros gjatë këtij viti. Që nga fillimi i vitit kalendarik, kursi Euro/Lek ka rënë me 4.4%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e kursit ka arritur në 4.8%.
21 Gusht, 14:55 -
-
-
-
-
Analiza e BSH/ Leku forcohet, por çmimet e importeve mbeten të pandryshuara! Brenda 5 vitesh euro u zhvlerësua me 20%, dollari me 28%
Rënia e monedhave të huaja kundrejt lekut, duhet të ishte përkthyer në çmime më të ulëta nëpër tregjet të produkteve të importuara. Por kjo nuk ka ndodhur, edhe pse euro është zhvlerësuar me mbi 20% brenda 5 vite, e po kështu edhe dollari. Një analizë e bankës së Shqipërisë tregon se efektet e forcimit të lekut janë minimale sa i takon rënies së çmimeve.
29 Korrik, 15:31 -
Eduard Zaloshnja: Dita e Euros po vjen, lekët jashtë bankave duhen shkëmbyer me euro
Në 100 vjetët e fundit, Leku ka qenë paraja zyrtare e Shqipërisë, pavarsisht se ndër qytetarët dhe tregtarët mund të kenë qarkulluar florinjtë, frangat, liretat, stërlinat, dollarët, dhramitë, markat, dhe, së fundmi, eurot.
18 Korrik, 09:35 -
-
Rekord i ri me cash-in, rreth 493 miliardë lekë jashtë bankave! Pagesat me para në dorë ‘zgjidhje e parë’ për shqiptarët
Gati 493 miliardë lekë po qarkullojnë jashtë sistemit bankar, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Pavarësisht digjitalizimit dhe shtimit të pagesave online, përsëri cash-i dominon ekonominë, duke u kthyer në një sfidë për realizimin edhe të programit ‘cashless 2030’, që synon uljen e pagesave fizike dhe fuqizimin e atyre elektronike.
30 Qershor, 17:56 -
Euro e dollari e mbyllin majin më dobët se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore, 7.5 mld €
Valuta evropiane ka shënuar rekordin më të ulët historik në muajin maj duke u zhvlerësuar edhe më tej në raport me lekun. Raporti i Bankës së Shqipërisë tregon se krahasuar me vjet euro është zhvlerësuar me 3%. Për të mbajtur të stabilizuar kursin Banka ka shtuar blerjet e valutës, duke bërë që rezerva valutore të arrijë rekordin prej 7.5 miliardë euro.
31 Maj, 16:02 -
-
Euro prek minimumin e ri historik, po këmbehet me 95.32 lekë! Banka e Shqipërisë: Shkaqet, volumi i lartë i monedhës së huaj prej turizmit dhe remitancave
Monedha evropiane ka thelluar zhvlerësimin ndaj lekut këtë javë dhe po këmbehet me 95.3 lekë. Banka e Shqipërisë thotë se shkaqet janë tek volumi i lartë i valutës në treg prej turizmit, investimeve të huaja dhe remitancave. Kjo tkurrje po vijon të ndikojë negativisht tek eksportet dhe nga ana tjetër po favorizon importuesit.
20 Maj, 19:20 -
-
Banka e Shqipërisë ekspozitë për 1 shekull ‘lekë’ në Kosovë! Sejko: Kjo është historia e një populli
Banka e Shqipërisë ka hapur ekspozitën për historinë e monedhës shqiptare në një shekull. Ekspozita në ambientet e Bankës së Kosovës do të jetë e hapur deri më 20 shkurt, dhe sipas Gent Sejkos nuk është vetëm një përvojë muzeale por dëshmon historinë në ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar.
17 Shkurt, 11:10 -
Kreditimi dhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë, oferta e Lekut po rritet me ritmet më të larta historike
Arsyet e rritjes së shpejtë të ofertës së parasë duket të jenë kryesisht kreditimi me ritme të larta i ekonomisë dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për të frenuar forcimin e monedhës vendase.
28 Janar, 16:31 -
Eduard Zaloshnja: Euro në vend të Lekut më 2030, kur 100% e pagesave priten të bëhen digjitale?
Më 1 janar Shqipëria filloi projektin për digjitalizimin e të gjithë pagesave deri më 2030 (që nënkupton daljen nga qarkullimi të kartmonedhave). Po a mund të realizohet deri atëherë edhe zëvendësimi i Lekut me Euron?
3 Janar, 11:02 -
Kursi i Euros prek një minimum të ri historik në vlerën e 96.59 lekëve
Ecuria e kursit ka treguar se presionet zhvlerësuese mbi monedhën e përbashkët europiane kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2025. Agjentët e tregut valutor e shpjegojnë këtë tendencë me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane në tregun valutor. Kjo tendencë është theksuar veçanërisht pas tremujorit të tretë të vitit.
4 Dhjetor 2025, 15:31