204 pjesëtarë nga ‘Inter Club Albania’ në stadium për finalen e Champions, tifozi: Ja sa na kushtoi bileta! Gazetari: Skuadra e Inzaghit ‘telash’ për City-n

Në finalen e Champions League që luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do jenë të pranishëm në stadium edhe 204 tifozë nga Shqipëria të tifogrupit ‘Inter Club Albania’.

Juxhin Rama një prej tifozëve në një lidhje ‘skype’ për Report TV duke dhënë detaje mbi kostot, tha se një biletë për të ndjekur nga afër finalen u ka kushtuar 180 euro. Ndërsa sa i takon ndeshjes, pavarësisht se City-n e sheh si favorit, Juxhini tha se vetë arritja e Interit në këtë fazë është fitore.

“Janë 204 tifozë shqiptarë të pajisur me bileta në stadium. Bileta ka kushtuar 180 euro, udhëtimi me autobus na kushtoi 60 euro. City është skuadër favorite por finalja është histori më vete. Presioni është mbi ta. Është fitore që kemi arritur deri këtu se ka pasur skuadra me më shumë të ardhura. Po të fitojë Interi do jemi në delir total”- u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Evrin Nikolla gazetari që do të komentojë ndeshjen, në një lidhje ‘skype’ me gazetarin Andi Kapxhiu teksa analizoi taktikat e dy skuadrave tha se Interi mund t’i hapë probleme skuadrës së City-t pavarësisht se këta të fundit konsiderohen favoritë.

“City është super skuadër por loja që zhvillon Interi mund t’i hapë telashe. Kjo do ndodhë në rastin më të mirë të mundshëm sepse City kërkon të mbajë topin dhe mos ta humbasë në asnjë moment.  Është moment i pamundur thuajse të marrësh topin dhe të kapësh në kundërsulm skuadrën e Guardiolës. City është super favorit. Zikaltrit përtej anës pozitive, duhet shumë punë që të arrijnë fitoren.  Do jetë një lojë shahu interesante. Por City ka mundësinë të bëjë 2 lëvizje dhe kundërshtari të bëjë vetëm një. Nuk do jetë lojë shahu e barabartë”-tha Nikolla.

Sa i takon atmosferës në Stamboll, Nikolla e përshkoi si tepër elektrizuese por bëri thirrje që tifozët shqiptarë të cilët kanë marrë bileta për ndeshjen të shkojnë që tani në stadium pasi trafiku i krijuar në Stamboll do t’ua vështirësojë mbërritjen në kohë.

Mbrëmjen e sotme, City dhe Interi përballen në orën 21:00 në finalen e ‘Champions League’. Një fitore e City-t do t’u jepte anglezëve trifumfin historik duke fituar për herë të parë këtë trofe, ndryshe nga Inter që deri tani numëron 3 trofe të tillë.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Murat: 10/06/2023 17:31

    Ndeshje e veshtire, kam besim se interi do ja dale e do kthehet fitimtare ne Milano. Italia di te luaj ndeshje te medha e te mahnite miliona simpatizane te futbollit italiane. Shqiperia gjithmone perkrah Italise, eshte nata kur te gjithe do te gezojme. Urime Inter.

    Përgjigju
  • Karabobe: 10/06/2023 14:17

    Ngrije Xhixhi

    Përgjigju
  • e drejta: 10/06/2023 13:00

    SHPRESOJ DHE UROJ QE INTERI SONTE TE NGREJE KUPEN E CHAMPIONSIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë