Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej vitesh dhe punon si recepsioniste në një hotel në ishullin grek të Santorinit, i cili javën e fundit është goditur nga qindra tërmete që kanë shkaktuar frikë te banorët dhe shqetësim te ekspertët.
Në një intervistë për Protothema.gr e reja shqiptare thotë se ka zgjedhur që të qëndroje në ishull dhe të mos largohet nga atje, siç po bën një pjesë e konsiderueshme e popullatës së Santorinit.
“Unë mund të shkoja në Athinë ose në Shqipëri, por nuk e zgjodha këtë opsion. Unë vendosa të qëndroja këtu. Në fillim situata nuk ishte aq shqetësuese, as që më shkoi në mendje të largohesha. Por tani, gjërat po bëhen të vështira, në mendje më kalojnë shumë gjëra. Si banore e ishullit jam mësuar me tërmetet, por jo me këtë frekuencë”, thekson ajo.
Të afërmit e Xhenit janë larguar nga ishulli, por për momentin ajo nuk mendon t’i ndjekë. Për të, jeta në Santorini vazhdon, edhe nëse toka dridhet çdo orë.
Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik. Rreth 6,000 qytetarë janë larguar nga ishulli me traget që nga e diela, sipas mediave lokale.
Më shumë se 300 tërmete janë regjistruar në 48 orët e fundit pranë ishullit. Disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra, shkruan BBC.
Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë paralajmëruar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura, ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 1489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë
19 Mars, 16:38
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i rikthehet turit me diasporën, takim me shqiptarët në Kretë në datë 29 mars
18 Mars, 12:20
-
Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, kryeministri grek Mitsotakis: Kam kontaktuar Fortlumturinë e tij, Kisha e Shqipërisë është pikë bashkimi mes dy popujve
17 Mars, 22:38
-
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, 47-vjeçari shqiptar punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën
17 Mars, 16:41
-
Aksident në Greqi, taksia përplaset me një mjet tjetër, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar (VIDEO)
16 Mars, 15:21
-
Pluhuri i Saharasë ‘mbulon’ Athinën, preken edhe zona të tjera
15 Mars, 18:25
-
Ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin arrestohet 41-vjeçari në Devoll
15 Mars, 12:17
-
Tërmet në Napoli, panik mes qytetarëve/ Plagoset një grua nga rënia e tavanit, mbyllen shkollat
13 Mars, 14:07
-
Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53-vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas u hodh nga ballkoni
13 Mars, 11:33
-
E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret gruan me thikë, pas aktit i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni
12 Mars, 14:43
-
Greqia gati të armatoset, plani ambicioz me 28 miliardë euro
11 Mars, 10:42
-
Pista (jo)befasuese greke: 'Pas arrestimit të Veliajt fshihet një strukturë…' Çfarë ka dashur të thotë Edi Rama?
10 Mars, 09:56