21 bashki marrin 500 mln lekë për trajtimin e mbetjeve! Bashkia e Durrësit përfiton 221.6 mln lekë! Kavaja e dyta më problematike, merr 53.4 mln lekë

Bashkitë këtë vit pritet të jenë më të pastra. Për të zgjidhur problemin mjedisor madhor që doli në pah në vitin që lamë, qeveria do të japë 500 milionë lekë për 21 bashki për trajtimin e mbetjeve.

Duke qenë se shumë bashki nuk kishin kapacitete financiare për t’i transportuar plehrat në zonat e trajtimit të mbetjeve në shumë qytete të Shqipërisë, ato u dogjën në zona të jashtëligjshme dhe të banuara. (Rasti i Fierit apo Durrësit).

Durrësi ishte vitin e kaluar, një nga qytetet më problematike sa i përket mbetjeve, çka sipas ekspertëve dëmtoi edhe sezonin turistik. Për vitin 2022 kjo bashki merr rreth 44% të fondit të vënë në dispozicion, ose 221.6 milionë lekë.

Bashkia tjetër ajo e Kavajës që klasifikohet në vështirësi të mëdha financiare për shkak të borxheve të pashlyera do të marrë 53.4 milionë lekë për trajtimin e mbetjeve.

38 milionë lekë do të shkojnë për bashkinë e Krujës, ndjekur nga Kamza me 35 milionë lekë, më pas Vlora me 22.6 milionë lekë dhe Shijaku me 20 milionë lekë. Ndërsa 15 bashkitë e tjera si Belsh, Cërrik, Elbasan, Fushë-Arrëz, Gramsh, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Malësi e Madhe, Peqin, Përrenjas, Pukë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Vau i Dejës marrin në total 109.4 milionë lekë.

“Detajimi i fondeve është bërë për bashkitë: Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin për financimin e transportit të mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër. Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak, dhe Kavajë për financimin e transportit të mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Tiranë. Librazhdë, Elbasan, Rrogozhinë, Peqinë, Cërrik, Belsh, Prrenjas dhe Gramsh, për financimin e transportit të mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Elbasan”, thuhet në aneksin 7 të buxhetit të shtetit të vitit 2022.

Ndërsa pjesa tjetër e bashkive nuk marrin fonde për vitin 2022. Shpërndarja e fondeve për trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve është bërë në bazë të treguesve të performancës së bashkive, dhe kjo mbështetje do të jetë pjesë edhe e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025.

BASHKITË QË MARRIN MË SHUMË FONDE
Durrës       221.6 mln lekë
Kavajë            53 mln lekë
Krujë               38 mln lekë
Kamëz            35 mln lekë
Vlorë            22.6 mln lekë
Shijak             20 mln lekë

SI NDAHEN FONDET MES BASHKIVE?
Belsh                            2.8 mln lekë
Cërrik                           6.1 mln lekë
Elbasan                      16.8 mln lekë
Fushë-Arrëz                900 mijë lekë
Gramsh                         3.8 mln lekë
Kurbin                            10 mln lekë
Lezhë                            7.6 mln lekë
Librazhd                        3.4 mln lekë
Malësi e Madhe            5.4 mln lekë
Peqin                          11.3 mln lekë
Përrenjas                      6.4 mln lekë
Pukë                             2.5 mln lekë
Rrogozhinë                 15.3 mln lekë
Shkodër                         15 mln lekë
Vau i Dejës                   2.1 mln lekë

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'