21 gola në 37 ndeshje, Inter gjen 'Lukakun e ri' te Arsenali

21 gola në 37 ndeshje, Inter gjen 'Lukakun e ri' te Arsenali

Folarin Balogun

Inter duket se ka gjetur zëvendësuesin e Romelu Lukakut dhe ai nuk është Alvaro Morata. Spanjolli që ka qenë më parë pjesë e Juventusit nuk ka rënë dakord për termat ekonomikë dhe personalë në kontratë, duke bërë që zikaltërit të hidhen në treg sërish. Siç bëjnë me dije mediet tej Adriatikut, i përzgjedhuri është Folarin Balogun.

Sulmuesi amerikan është ai që intrigon më shumë, teksa presidenti Zhang e konsideron më funksionalin për “Interin e tij të ri dhe të fortë”. Sado i kushtueshëm, investimi konsiderohet në perspektivë; në moshën 22 vjeçare, sulmuesi i Arsenalit është i shpejtë dhe teknik, i ndryshëm në karakteristika nga sulmuesit e tjerë në skuadër.

Ai mund të jetë garanci për të ardhmen. Kostoja e çmimit është sigurisht e lartë kur krahasohet me llogaritë e Interit, megjithatë ai ka avantazhin e një rroge më të ulët, në krahasim me Moratën. Operacioni vështirë se do të kushtojë më pak se 40 milionë euro.

22-vjeçari ka dalë nga moshat e Arsenalit dhe sezonin e fundit u huazua te Stade Reims në Ligue I të Francës, ku ia doli të luajë 37 ndeshje për të shënuar 21 gola dhe dhuruar 3 asiste; statistika këto që kanë bërë për vete Interin. Palët kanë nisur kontaktet.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim