TIRANE- Krahas inxhinierit te rrjetit kompjuterik në kryeministri, Armando Kasaj, Prokuroria ka marre nen hetim për fshirjen e pamjeve te 21 Janarit nga serveri qendror edhe 5 persona te tjerë, punonjës te Gardës së Republikës. Ata janë Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj dhe Arben Shkodra.
Burime nga njësia task-force e Prokurorisë se Tiranes kane bërë të ditur për “Vizion Plus” se së shpejti pese punonjësit e mësipërm do te merren ne pyetje ne cilësinë e personit nen hetim. Fillimisht Prokuroria akuzoi për këtë ngjarje vetëm inxhinierin Kasaj, por ky i fundit gjate deklarimeve te tij ka theksuar se nuk ka qenë ai personi që e ka fshirë serverin, pasi akses në rrjetin kompjuterik kanë pasur edhe disa persona të tjerë. Sipas dëshmisë së Kasajt, katër punonjësit e gardës dhe drejtori i tyre, Arben Shkodra, kanë qëndruar mbrëmjen e 21 Janarit duke u gdhire 22 janari në ambientet e kryeministrisë. Pak kohe me pare, gjate rivlerësimit te masës se sigurisë në Gjykatën e Apelit, avokati mbrojtës i të arrestuarit Armand Kasaj, Ilir Murati, tha se klienti i tij nuk ishte implikuar në asnjë vepër penale, pasi ai ka bërë vetëm kopjimin e filmimeve me kërkesë të gardistes Ervina Osmani dhe më pas në orën 23:00 te datës 21 Janar, është larguar për në banesën e tij.
Pas ikjes se Kasajt, drejtori Arben Shkodra ua ka lënë ne administrim zyrën ku ndodhej serveri shtetasve Ervina Osmani dhe Ervin Lelaj. Këta të fundit e kanë marrë në dorëzim atë nga ora 23:00 deri në mëngjes, kohe gjate te cilës nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur në serverin e kryeministrisë.
(vizion plus/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com