Pushimi i çështjes penale ndaj Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Barajt ka ardhur pasi më 28 nëntor, hyri në fuqi ligji i amnistisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Nga veprat penale që u amnistuan ishte dhe “organizmi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Në paragrafin e tretë të nenit 262 parashikohet dënimi maksimal me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Një vit pas protestës të organizuar nga opozita para kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 protestues Prokuroria e Tiranës vendosi të dërgojë për kompetencë dosjen penale në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas heqjes së imunitetit me autorizim të Kuvendit, 3 deputetët socilistë ishin në hetim.
Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës vijon procesi gjyqësor ndaj ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe ish-majorit, Agim Llupo, të akuzuar për tri vrasje në demonstratën e 21 janarit.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)