"21 Janari", Apeli: Pa autorë
dy viktima e shtatë të plagosur
PDF/Vendimi për 21 Janarin

dy viktima e shtatë të plagosur
PDF/Vendimi për 21 Janarin">
TIRANE- Gjykata e Apelit pranon se 4 vrasjet e 21 Janarit janë kryer nga gardistët. por nuk dënon askënd për vrasjen e dy prej tyre Hekuran Dedës, Aleks Nikës si dhe plagosjen e 7 personave të tjerë mes të cilëve dhe gazetari Fatos Mahmutaj ditën e protestës së 21 janarit. Të gjithë këto vrasje janë ende pa asnjë autor.

A1 Report ka mundur të sigurojë kopjen e vendimit të zbardhur nga Gjykata e Apelit ku për dy viktimat Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi dënohet ish kreu i gardës Ndrea Prendi dhe Agim Llupo vetëm me 4 vite burgim e asnjë përgjegjës për krimet e tjera.

Me argumentim në plot 23 faqe, gjykatësit Ervin Metalla, Agim Bendo dhe Evjeni Sinojmeri pranojnë vrasjet e kryera nga Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, por thonë se këto vrasje janë kryer nga pakujdesia dhe mohon lidhjen direkte të gardistëve që kanë qëlluar. 

Në pikën 82 thuhet se “vetëm një person i papërgjegjshëm nga ana mendore, pra i papërgjegjshëm para ligjit mund të kryerj një vrasje me dashje direkte pa pasur asnjë motiv”. Pra sipas trupit gjykues gardistët nuk kishin si të vrisnin Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, duke qenë se ata nuk ishin protestues aktivë.

Në vlersimet e saj treshja gjykuese shprehet në pikën 76 se viktimat Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleksa Nika nuk kanë qenë pjesë aktive e sulmit që protestues të tjerë po bënin drejt kryeministrisë, por nuk jep asnjë arsye apo motiv që ka shtyrë Prendin dhe Llupon të qëllojnë protestuesit e pafajshëm. 

Duke vazhduar më tej vendimi zbardh se viktimat kanë qenë të paarmatosur dhe jashtë rrethimit të ruajtur nga garda.

Gjykata në vendimin e argumentuar në pikat 90 e deri në pikën 95 dhe pse merret me analizimin e ekspertizave të Ndoc Çardakut apo Dritan Zotot, nuk shprehet se cila prej tyre duhet pranuar. Këto ekspertiza të cilat u bënë në kohën e gjykimit për plumb rikoshet apo plumb të drejtpërdrejtë. 

Në pikën 93 thotë se “pamvarësisht mendimeve të ndryshme të ekspertëve, i kuptueshëm në raste të tilla të ndërlikuara, mendimi i tyre duhet të analizohet në harmoni me provat e tjera të ngjarjes.”

Sipas Gjykatës organi i Prokurorisë nuk ka mundur të provojë vrasjet për Hekuran Dedën e Aleks Nikën, si dhe plagosjen e 7 protestuesve të tjerë, ndaj Prendi e Llupo do të dënohen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia vetëm vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit.

Burime nga organi i akuzës thanë për A1Report se vendimin e zbardhur kanë mundur ta marrin zyrtarisht mëngjesin e sotëm (e enjte 19 shtator) dhe pritet pas analizimit të vendimit, javën që vjen prokurorët e çështjes të dorëzojnë rekursin në Gjykatën e Lartë.


21janari gjykata
(Ne foto: Tre anetaret e trupit gjykues te dosjes 21 janari ne Gjykaten e Apelit)


gjykata apeli 21 janari


(Ne foto: Perfaqesuesi i Ambasades amerikane duke ndjekur procesin gjyqesor dje ne Gjykaten e Apelit)

VENDIMI NE PDF I GJYKATES SE APELIT PER "21 JANARIN"

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit