21 janari/ Gazetari Artan Hoxha: Vrasjet ndodhën kur protesta ishte shuar. Analisti Ilir Yzeri: Ishte masakër, Basha sot kërkon pushtet

Në studion e lajmeve në Report Tv me gazetarin të ftuar ishin gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti, Ilir Yzeiri. Gazetari Artan Hoxha, i cili ka ndjekur nga pranë protestën e 21 janarit 2011, thotë se policia gaboi kur përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve i cili dëmtoi edhe vetë efektivët të cilët nuk ishin të pajisur me maska antigaz. Ai thekson gjithashtu se vrasja e 4 protestuesve ndodhi kur protesta ishte shuar dhe turma po shpërndahej. Ndërsa analisti Ilir Yzeiri tha se fajtorët e 21 janarit 2011, nuk janë vënë para drejtësisë, dhe se përgjegjësit sot kërkojnë të kthehen në pushtet. Yzeiri tha se Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm kërkon të rikthehet në detyrë me njollën e 21 janarit në shpinë. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha shton gjithashtu se pa parë pamjet që kishin fiksuar kamerat televizive, e dinte që protestuesit ishin vrarë nga Garda. Ndërsa analisti Ilir Yzeiri thotë se politika shqiptare i ka të përlyera duart me gjakun e protestuesve të 21 janarit dhe nuk mund të fshihet kur sot janë 4 jetë të humbura dhe asnjë përgjegjës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Hoxha: Meta ikën çdo vit jashtë kur afron 21 janari, Berisha e ka bërë komandantin e Gardës, kryetar të PD në Mat

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë sot në studion e lajmeve në Report Tv se natën kur ndodhi 21 janari është rikthyer në redaksinë e lajmeve, dhe ka riparë pamjet e vrasjes. Hoxha thotë se 8 vite më pas, për këtë ngjarje s’është vënë drejtësi, ndërsa presidenti Ilir Meta, për të cilin u protestua në 21 janar, largohet çdo vit nga vendi.

Kisha më shumë përvojë se të tjerët në terren. Drejtori i redaksisë dhe kryeredaktori s’ishin. Gjeta montazhierin në redaksi, dhe redaktorja përgjegjëse. Ishte një situatë kur tv po boshatisej. Bëra debat me regjisorin, që ishte duke parë pamjet. Më tha që po kërkonte pamjet e vrasjes, i thashë po ju si keni nxjerrë pamjet e vrasjes. Më tha ishim në transmetim por s’i kemi parë më. U kujtova që kameramani ishte atje duke filmuar nga lart. I thashë hape tek minuta 56, dhe rezultoi që ishte pamje edhe kur ai qëllonte edhe ai që vritej. Kemi njoftuar drejtuesit e TV. Mu kërkua të hyja në studio, s’kisha as xhaketë. Më pas hyra unë. Sot 8 vite më pas, është ngjarja më e dokumentuar, e filmuar që bëri xhiron e botës dhe sot të mos kemi drejtësi është e paprecedentë. Kemi 2 prej viktimave pa autorë. Ende pa përgjegjës. Meta largohet çdo 21 janar, ndërsa Berisha e ka bërë komandantin administrator. Komandanti i njësisë së gardës është pjesë e PD, kryetar i PD në Mat. Vartësi i tij, është në krahun tjetër në PS. Të dy u hoqën nga puna.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Ora 19:57
21 janari/ Yzeiri: Politika shqiptare i ka dyert e përlyera me gjak, korrupsion dhe masakër edhe nga gjyqtarët që shitën e blenë drejtësi

Analisti Ilir Yzeiri në studion e lajmeve të Report Tv ka thënë se politika shqiptare është e implikuar direkt me ngjarjen e 21 janarit dhe se të gjithë janë fajtorë. Yzeiri tha se edhe gjyqtarët që sot janë shkarkuar nga Vetting-u janë pjesë e pazareve që nuk kanë dënuar fajtorët.

Në këtë ngjarje janë të gjithë fajtorë. Ishin zgjedhjet lokale të 2011-ës ku Rama humbi. Pas saj erdhi nata e Ngjalës. E gjithë klasa jonë politike s’ka të drejtë morale të dëshmojë se do të ndërtojë një institucion të pastër. Qëllimi i tyre është të qeverisin dhe të bëjnë aleanca nga më të çuditshmet. Fakti që Rama është shkëputur përfundimisht nga Berisha, tregon se politika jonë i ka të përlyera duart. Për këtë edhe sistemi ynë i drejtësisë doli në dritë se çfarë korrupsioni dhe çfarë masakre kanë bërë këta gjyqtarë duke shitur dhe blerë drejtësi. E kam ndjekur si gazetar, ishte ora 10, të gjithë ishin të bindur se njerëzit e vrarë ishin qëlluar nga ata që mbronin kryeministrinë. Askush se dinte nga kishin ardhur plumbat, ndërsa palaçollëqet me çadra pistoletë janë tjetër histori. Kur dolën pamjet, u kuptua e vërteta tjetër. Të gjithë u kujtuan të qëmtonin dhe të tregonin ata që kishte ndodhur. Artani ka meritë të veçantë bashkë me stafin.

Ilir Yzeiri, analist

Ora 19:39
21 Janari/ Gazetari Artan Hoxha: E dija që vrasjet i bëri garda edhe pa parë pamjet, gardistët kishin helmetë dhe MP5

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka thënë se në 21 janar 2011, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përveç protestuesve kishte edhe gazetarë dhe ekipe të televizioneve në vend. Por, shton Hoxha dhe thotë se nuk ka patur dijeni që televizionet e tjera nuk kishin të filmuar momentin e vrasjes. Hoxha thotë se pa parë pamjet, e dinte që protestuesit ishin vrarë nga Garda.

Artan Hoxha: Pamjet janë të fokusuara drejt komandantit të gardës, duket se janë pamje që nuk janë siguruar nga një kameran profesionist. I fokusoja për të ditur se kush janë. Tek gardhi ka patur edhe tel me gjemba, garda kishte marrë  masa. Në krahun tim kishte disa gazetarë, edhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane,  Mero Baze etj. Derisa u hodh gazi, më pas u detyruam të iknim dhe të futeshim brenda tek Kullat. Po të shohësh, protestuesit kishin hyrë disa herë tek dera. Ishte një skuadër e Gardës, komandanti i të cilës ka larguar disa herë turmën. Është hapur edhe një mburojë për të mos lejuar protestuesit. Numri i protestuesve ishte i pakët, nata po binte dhe protesta po mbyllej. Në ato moment e kam parë  dhe s’kisha nevojë për pamje që vrasjet po i bënte garda. Reporterët se dallojnë dot ku ndryshon një gardis me helmet nga një gardis me kapele të thjeshtë. Unë  nuk e dija që televizionet e tjera nuk e kishin të filmuar momentin e vrasjes së 4 protestuesve. Pyeta kameramanin: A i kemi këto pamje? Më tha “Po”. Prandaj dhe pamjet u publikuan aq vonë.

Ora 19:27
Gazetari Artan Hoxha: Në 21 janar, Garda vrau katër protestuesit kur turma po largohej

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, i cili ka ndjekur nga pranë protestën e 21 janarit 2011 ku u vranë katër mbështetës të opozitës, ka rrëfyer në studion e Report Tv atë që ndodhi atë pasdite të ftohtë janari. Ai thotë se policia gaboi kur përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve i cili dëmtoi edhe vetë efektivët të cilët nuk ishin të pajisur me maska antigaz. Artan Hoxha thekson gjithashtu se vrasjet ndodhën kur protesta ishte shuar. "E kam ndjekur nga afër protestën në terren atë ditë. Policia bëri një gabim të madh. Pasi përqindja e gazit lotsjellës të përdorur ka qenë shumë e madhe. Kjo situatë e krijuar, policia duke përdorur gazin lotsjellës në vend që të shpërndante protestuesit, dëmtoi trupat e veta sepse nuk ishin të pajisur me maska. Ndërsa Garda nuk lejonte trupat e policisë të hynin në territorin e Kryeministrisë. Edi Rama është larguar që në momentin kur makina hodhi gazin lotsjellës. Ndodheshin Saimir Tahiri, Arben Çuko, Zyhdi Dajti, të cilët kanë qenë aty për të parandaluar që njerëz nga turma të hynin brenda territorit të Kryeministrisë. Vrasjet në Bulevard ndodhën kur protesta ishte shuar", u shpreh gazetari, Artan Hoxha. 

Ora 19:27
21 janari/ Analisti Ilir Yzeiri: Ish-ministri i asaj kohe kërkon që sot të kthehet në pushtet me njollën e kësaj masakre

Analisti Ilir Yzeiri në studion e lajmeve në Report Tv ka komentuar ngjarjen e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestuesë. Yzeiri tha se fajtorët nuk janë vënë para drejtësisë, dhe se përgjegjësit sot kërkojnë të kthehen në pushtet. Yzeiri tha se Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm kërkon të rikthehet në detyrë me njollën e 21 janarit në shpinë.

Politika ka manipuluar në 30 vjet, si  shembulli klasik se sistemi i demokracisë vjen nga një e kaluar e errët . Ngjarja e 21 janarit është ngjarja më emblematike. Me prova të faktuara me gisht, se kush e bëri këtë masakër dhe pikërisht drejtësia sërish nuk arrin të çojë përpara hekurave këta kriminel që vranë katër protestues. Është ndërtuar një sistem i tillë që po u kap një shkelës përfundojnë në pranga. S’jam kundër, por ajo që është shqetësuese është se kemi një sistem drejtësie të manipuluar nga politika. Nuk janë vënë pas hekurave politikanët që kanë vrarë njerëz. Njerëzit përgjegjës dhe ministri i asaj kohe drejton opozitën dhe do të kthehet në pushtet, duke patur një njollë si masakra e 21 janarit. Shpresoj që organet e reja të drejtësië të ndëshkojnë krimet e bëra nga politika. Reforma ka qenë nën monitorimin e ndërkombëtarëve, kam prirjen të besoj se organet e reja janë të pavarura.

Ilir Yzeiri, analist

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 23/01/2019 16:52

    Sigurisht ngjarja ishte e rende.nje nga arsyet qe urrej opoziten eshte thirrja qe i ben popullit per rrezimin e qeverise kemi 30 vjet demokraci dhe kerkojme nderrimin e pushtetit me dhune ,se mos edhe thirrjet e 21 janarit ngjajne me keto thirrjet e socme o pull mos shko mish per top pushtetin nderroje me voten.

    Përgjigju
  • Tir: 22/01/2019 20:37

    Kam qene e pranishme rastesisht ne ate proteste dhe gjithcka thuhet nga zoterinjte Hoxha dhe Yzeiri eshte e vertete.Aty kam provuar gazin lotsjelles dhe pasi jam larguar me koleget e punes me shpejtesi deri te Tajvani pas20' kemi degjuar krisma arnesh( momenti kur kamarieri i lokalit na afrua dhe na tha: po vriten njerez). Respekte per njerezit e medias qe nuk nxijne realitetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit