Deklarata e mbrëmshme e Arvizu ka sjellë reagimin, sërish në Facebook të deputetit socialist. Ai ka sqaruar edhe një herë se i qëndron parimit të Kushtetutës se e drejta për jetën është e pacënueshme.
“Ky mesazh nuk thërret për dhunë, nuk justifikon dhunën e cilësdo palë, e refuzon dhunën si mjet politik për të dominuar mbi tjetrin, për të marrë pushtet apo për të mbajtur pushtet!
Duke thëne këtë, dua t’i bëj te qarte kujtdo se unë nuk kam përkrahur, as mbrojtur, as kam justifikuar tejkalimin e të drejtës nga nje grup fare i vogël demonstruesish të opozites në 21 Janar! Këtë e kam bërë që atë ditë dhe jo tani për ndonjë nevojë politike të karrierës”, shkruan Braçe.
Sipas tij, ky mesazh nuk rrëzon konkluzion e vonë të zotit Nano se "në 21 Janar të dyja palët tejkaluan të drejtën", por e plotëson këtë konkluzion duke e shquar "të drejten për jetën" si prioritare në një rregjim demokratik, në një shtet ligjor e të së drejtës.
“Ky mesazh i thërret "kandidatit për kandidat për President" që, si pol të platformës së tij (duke pwrfshirw edhe atë të drejtimit të sistemit të drejtësisë), pra vizionit të tij mbi ardhmërinë e këtij vendi që ndoshta do të drejtohet prej tij, të ketë "të drejtën për të jetuar të lirë, të barabartë, në paqe dhe në respekt të ligjit”, përfundon Braçe reagimin e tij.
ÇFARË THA ARVIZU DJE
Pas takimit me kandidatin e vetëshpallur për president, Fatos Nano, ambasadori Arvizu komentoi si “mjaft objektive” deklaratën e zotit Nano për ngjarjen e 21 janarin 2011 dhënë gjatë intervistës në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla. Nga ana tjetër Arvizu kritikoi komentet e nje deputeti ne facebook. Ambasadori nuk përmendi emrat deputetësh, por deputeti socialist që në rrjetin social u deklarua kundër deklaratës së Fatos Nanos ishte Erjon Brace.
Ambasadori amerikan shtoi se kryeprokurorja ka gati akuzat për demonstratën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.
“Në fund dua të ndalem tek cështja e 21 janarit. Jam takuar të premten me Kryeprokuroren dhe ajo është gati të sjellë akuzat. Do ta lë atë që të jetë më specifike për natyrën e këtyre gjetjeve. …Sikurse shumë shqiptarë të enjten e kaluar kanë ndjekur intervistën në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës… Komentet që bëri ai ka të ngjarë të jenë më objektivet dhe më të barazpeshuarat që kam parë të bëhen deri më sot. E di që jo të gjithë e besojnë këtë, ka pasur një parlamentar që ka komentuar në “Facebook” që nuk ka rënë dakord me këtë. Ai ka të drejtë të japë pikëpamjet e tij, por unë nuk jam dakord absolutisht me të dhe kur e them këtë kam në memorien time familjet e atyre viktimave. Në këtë moment kemi nevojë për njerëz që japin mendime të vyera për të ardhmen e këtij vendi. Ajo që nuk na nevojitet janë komentet e lira të cilat janë bërë vetëm për një qëllim të shkurtër politik. Mendoj se kemi nevojë për lider pozitiv dhe mendoj se shumë nga këto gjëra pozitive janë të përqëndruara në zotin Nano” theksoi Arvizu.
ÇfARE DEKLAROI ERJON BRACE ME 20 PRILL NJE DITE PAS QENDRIMIT TE FATOS NANOS
Deputeti socialist Erion Brace ka kundërshtuar qëndrimet e një dite më parë të ish kryeministrit Fatos Nano për ngjarjet e 21 janarit."Në 21 Janar të dyja palët tejkaluan të drejtën"! ÇKE THËNË KËSHTU? Në 21 Janar janë vrarë 4 opozitarë dhe plagosur të paktën 10 kundërshtarë politikë të rregjimit! Kjo është çështje lirie. LIRIA PËR JETËN ËSHTË E PARA! E DREJTA PER TE JETUAR ESHTE E DREJTE E PA CENUESHME, NE KUSHTETUTE, EDHE PER VRASESIN! Pra nuk eshte ceshtje e pergjgjshmerise se paleve!”, tha deputeti socialist.
Në rrjetin social Facebook, Brace deklaroi se një vit më parë u vranë opozitarë, ndërsa i kujton Nano ngjarjet e 14 shtatorit 1999.
“Vetem ti nuk mund ta thoje kete! E thjeshte, kaperceve mbi veten! TI NUK VRAVE KERKEND NE 14 SHTATOR! DHE NUK TE SULMUAN KUNDERSHTARET POLITIKE, VETEM. TE SULMOI NJE GRUP BANDITESH TE ARMATOSUR ME AUTOMATIKE, BOMBA DERI GRANATE HEDHES! Perse ti nuk vrave ne 14 shtator? Sepse ne kulturen tone, ne kulturen tende, e drejta per te jetuar eshte e para! Nuk duhet qe politika te bjerre vlerat, nuk duhet qe nje ambicie te deformoje bindjet”, shkruante Brace në Facebook.
(sg/aq/shqiptarja.com)