SPAK heton '21 janarin'/ Meta sulmon Dumanin e akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet! Ish ministri i Brendshëm i kujton bllokun

Tirane- Protesta e 21 janarit 2011 mori shkas nga videopërgjimi që atëherë Dritan Prifti i kishte bërë Ilir Metës,  atëherë zv kryeministër dhe ministrit të Energjetikës ku flitej për një pazar në shifra deri 700 mijë euro që sipas zotit Prifti ishin ofruar në këmbim të nje licence hidrocentrali. Mijëra protestues, vërshuan në shëtitoren Dëshmorët e Kombit për të marrë pjesë në demonstratën e organizuar nga Partia Socialiste (atëherë në opozitë) kundër korrupsionit të dyshuar të qeverisë Berisha.

Sot 13 vite më pas, kur SPAK ka marrë në dorë dosjen e hetimit të 4 vrasjeve në bulevard, Ilir Meta aktualisht Presidenti i Partisë së Lirisë ka bërë përgjegjës Lulzim Bashën, i cili në atë kohë ka qenë ministër i Brendshëm.

"Eshtë shumë e qartë që nëse ka një përgjegjësi në 21 Janar, është një përgjegjësi direkte e Lulzim Bashës, ministrit të Brendshëm të asaj kohe i cili është paralajmëruar dhe zyrtarisht, për gjakderdhjen që parashikohej të bëhej nga banditët e Edi Ramës. Dhe e ka pasur dhe me letër, ka pasur dhe me shkresë të gjithë skenarin, dhe I cili nuk kishte marrë asnjë masë, as nga policia, as nga garda për të parandaluar ato vrasje të shëmtuar, që ndodhën në bulevard, dhe që ishin si rezultat i projektit gjak derdhës së vetë Edi Ramës.  Sepse, ishte ai nxitësi, frymëzuesi i dhunës së 21 Janarit

Ilir Meta sulmon kreun e SPAK Altin Dumani duke akuzuar se po kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha. Ndërkohë si nxitës dhe frymëzues të 21 janarit quan Edi Ramën.

"Drejtësia e me regji të Edi Ramës rihap 21 janarin, e gjen ditën sot, gjoja për të fokusuar këtë cështje, për të mbuluar diskretitimin e  Dum Dumanit javën e kaluar në kuvend ku i mekej goja.

Kështu, që pas diskreditimit  të plotë të procesit, për  gjoja klubin Partizani, ku prapë për ndryshimin e destinacionit është Edi Rama, që ata nuk guxojnë as ti përmendin emrin në dosje, apo jo?!

Risjellin një çështje ku është tepër e qartë, që bëhet për të sfumuar diskreditimin e Dum-Dumanit javën e kaluar në Parlament. Dhe së dyti, për të mbajtur nën presion liderin e PD, pas diskreditimit të plotë të çështjes së klubit Partizani. Që kështu, nuk habitemi aspak nga këto lojëra të shëmtuar, neveritëse, të SPAK dhe tutorëve të tij.

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Lulzim Bashës, kreu i Demokratëve Euroatlantikë. 

“Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë.” Shkruajti Basha.

SPAK nisi sot marrjen në pyetje të familjarëve të Aleks Nikës, një nga 4 viktimat e vrara në protestën e 21 janarit 2011. Sot për më shumë se 4 orë u morën në pyetje e veja e Aleks Nikës dhe xhaxhai i tij, Mark Nika. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
21 janari, Basha i kujton Metës akuzat për Berishën: Sot bën sikur e mbron, drejtësia ka shumë për të zbardhur

Lulzim Basha, i është përgjigjur Ilir Metës për deklaratat e tij për 21 janarin, ku tha se Basha ka përgjegjësi direkte për vrasjet. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet se drejtësia ka shumë për të zbardhur 21 janarin dhe ky hetim nis që nga Ilir Meta që është njeriu me bllok, tek Edi Rama si organizator i protestës.

Në videon e shpërndarë në facebook kur Meta dhe Berisha përplaseshin në Parlament për 21 janarin, Basha shkruan se Meta i bëntë akuza nga më monstruozet Berishës, ndërsa sot e merr në mbrojtje.

“Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund. Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t'i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari.

I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast. Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj", shkruan Basha. 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/07/2024 03:04

    700 mije per nje license HCL! Shume lire e ke shitur veten o Like!

    Përgjigju
  • lkoli: 22/07/2024 16:57

    ILIR META,,PIS NJERI,,NJERIU I ZI, , SIMBOL I KORRUPSIONIT BASHKE ME SALI KERMEN,,,, TE DY MERITOJNE TE VAREN NE MES TE TIRANES PER VRASJET E 21 JANARIT....

    Përgjigju
  • goshi: 22/07/2024 15:17

    Si ka mundësi që nuk po arrestohet ky hajdut dhe vrasës....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë